Shkruan: Nehat Hyseni 

Raporti i reciprocitetit të të drejtave të shqiptarve në Serbi, përkatësisht në Luginë të Preshevës me të drejtat e serbëve në Kosovë nuk është vendosur asnjëherë pas luftës së vitit 1999, kur u çlirua Kosova nga Serbia, kurse Lugina e Preshevës mbeti nën Serbi.

Kjo gjendje e padrejtë dhe diskriminuese ndaj kësaj pjese të shqiptarisë pritej që të përmirësohej, por shpresat shumë shpejt u shuan.

Prandaj, shqiptarët e Luginës së Preshevës i kapën sërish armët në vitin 2000-2001, me qlim që ta realizonin vullnetin politik të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 “Për Autonomi Politike Territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën”.

Por, nuk ia arritën realizimit të këtij synimi dhe vullneti politik. Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, me të cilën iu dha fund luftës së UÇPMB-së në Luginë të Preshevës, ishte e disfavorëshme për shqiptarët dhe u nënshkrua në shpejtësi dhe në mënyrë të papërgjegjëshme nga pala shqiptare.

Prandaj, zullumi shtetëror i Serbisë ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës u shtua edhe m  tepër, duke shkaktuar shpërnguljen e madhe të shqiptarve në Kosovë, Maqedoni, në Turqi dhe në Europë e gjithandej nër botë.

Nga Medvegja u shpërngulën mbi 90% e shqiptarve, nga Bujanoci reth 45-50%, kurse nga Presheva reth 35-40% e shqiptarve.

Për të qenë tragjedia edhe më e madhe e këtyre shqiptarve të shkretë, Kosova e sapoçliruar nga Serbia, jo vetëm që nuk i ndohmoi vëllezërit e tyre në Luginë të Preshevës, por veproi edhe më zi, duke u vendosur pengesa e barriera të shumta në qarkullim me Kosovën. Fillimisht u vendos taksa kufitare për hyrje në Kosovë prej 60 eurosh për një veturë. Pastaj u zvogëlua në 40 dhe në fund në 20 euro.

Kjo taksë kufitare ia vështirësoi në masë të jashtëzakonëshme jetën edhe ashtu të vështirë dhe i mllefosi e zhgënjeu tmerrësisht shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës dhe e përjetonin si plaçkitje e padrejtë dhe skajshmërisht e panderëshme.

Sikur nuk mjaftuan këto barriera dhe, Kosova bëri krimin tjetër të pafalshëm antishqiptar e antikombëtar, duke u vendosur kufizime apo të ashtuquajturat “kuota” për regjistrim të studentëve shqiptarë nga Lugina në universitetet e Kosovës.

Ky ishte një diskriminim dhe turp i paparë dhe ka mbetur si njollë në historinë e Kosovës, e cila u përjetua dhe u vuajt shumë rënd nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Por, vula e tradhëtisë kombëtare ndaj shqiptarve të kësaj ane u vendos në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me nënshkrimin e Marrëveshjes së 19 prillit 2013 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi, me ndërmjetësimin e komisioneres së lartë të Unionit Europian, baroneshës Catherine Ashton.

Kjo ishte një marrëveshje makabër, për faqe të zezë, që i tradhëtoi pabesisht, jo vetëm shqiptarët e Luginës së Preshevës, por dhe Republikën e Kosovës dhe mbarë Shqiptarinë.

Për nga dëmi i shkaktuar dhe në kontekstin e rethanat aktuale, ky akt tradhëtie i Hashim Thaçit në dialogun e Brukselit, si dhe raporti i tij ndaj çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës ia kalon veprave makabre të komunistëve shqiptarë Fadil Hoxhës, Azem Vllasit dhe të tjerëve.

Sepse, derisa komunistët shqiptarë ishin nën tutelën e UDB-së famëkeqe serbe, Hashim Thaçi dhe klasa politike e tanishme këto veprime i bëri në Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Duhet theksuar se njësoj veproi edhe Isa Mustafa, i cili si kryeministër i Kosovës, nënshkroi Marrëveshjen e 25 gushtit 2015 në Bruksel më Aleksandar Vuçiqin dhe më ndërmjetësimin e Frederica Mogherinit si komisionere e lartë e BE-së.

Prandaj, deklaratat e premtimet e Ramush Haradinajt në garën e  tij për postin e kryeministrit nuk duhet marrë seriozisht.

Sepse, ai nuk flet për këto mëkate të politikbërjes kosovare ndaj Luginës së Preshevës.

Pastaj, ai meqë synon që me votat e klanit “pronto” të bëhet kryeministër, do të obligohet që ta vazhdoj një politikë të tillë. Poqese nuk tregohet i dëgjueshëm në zbatimin e disiplinuar të vendimeve të Kadri Veselit, sigurisht se do të shkarkohet nga posti i kryeministrit, ashtu si u veprua edhe me qeverinë e Isa Mustafës.

Prandaj, logjikisht, nuk presim nga Ramush Haradinaj, që të bëjë ndonjë mrekulli.

Mbase, Ramush Haradinaj, poqese i fiton zgjedhjet koalicioni PDK-AAK-Nisma, do të hyj në historinë e Republikës së Kosovës si “fillim i ri” i politikës së vjetër në mandatin katërvjeçar 2017-2021, me detyra e obligime të shumta mdaj klaneve e tarafeve politike që, eventualisht, do ta sjellin në pushtet, kurse shqiptarve të Luginës së Preshevës dhe të Republikës së Kosovës do t’u premtuat një “ardhmëri e lumtur”, në realitetin e së tanishmes së hidhur, që len pafundësisht shumë për të dëshiruar.

SHPËRNDAJE