Mehmeti i përgjigjet akuzave të Hoxhës

(AIK-Presheva Jonë)

 

Ndaj akuzave të Demokracisë së Re ka reaguar zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti. Në reagimin e saj personal thuhet se ajo nuk ka akuzuar partitë opozitare shqiptare në raport me Enciklopedinë siç pretendon zëdhënësi i DR-së Arjanit Hoxha. “Duke e kuptuar nevojën e DR për t’u konfrontuar me BDI lidhur me çdo ngjarje në shtetin dhe shoqërinë tonë në përpjekje për të poentuar politikisht, z. Arianit Hoxha kësaj radhe nuk do t’i parashtroj padi private për fyerje.

Atë vetëm do ta përkujtoj se prononcimet publike janë punë e përgjegjshme që duhet kryer me shumë kujdes, dhe tjetër herë, para se të bëjë akuza, mirë do të ishte që të lexonte ose dëgjonte më me kujdes prononcimet e mia. Sa i përket cinizmit, z. Hoxha duhet ta dijë se cinizmi është një mënyrë figurative e të shprehurit të cilën shumëkush dëshiron, por rrallëkush arrin ta ushtrojë dhe perfeksionojë” thuhet në reagimin e Ermira Mehmetit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni