Megan Fox si gjithmonë shkëlqen

Bukuroshja Megan Fox shkakton “tronditje” në botën mashkullore ashtu sikurse bën zakonisht. Megan shfaqet e veshur me një fustan të zi të shkurtër ndërsa ndodhet e hypur mbi një ndërtesë të lartë. Në sfond mund të shikohet një horizont i gjërë me ndërtesa të tjera ndërsa gjithçka e bën edhe më madhështore Megan Fox. Në reklamë Megan është në kërkim të meshkujve të vërtetë pasi është e pakënaqur me llojin e meshkujve që ka ndeshur në vijimësi. Reklama suedeze për “Starbar” inkurajon meshkujt të ngarkojnë në një faqe interneti video të tyret që të impresionojnë Megan Fox. Fituesi do të zhvillojë një udhëtim në Los Anxhelos për ta takuar.




Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni