Në historinë e zgjedhjeve në Medvegjë nuk ka ndodhnur që para zgjedhjeve lokale, të mbehen ato presidenciale apo parlamentare ?!  Kurse, ato lokale qenkan shtyer për më vonë,  pa kurrëfarë shpjegimesh, për cka vetëm Sllobodan Drashkovic, kryetar komune mund ta dijë pse ndodhi kështu. Sipas njoftimeve të agjencisë “Presheva Jonë” nga terreni 4.002 qytetarë kanë votuar apo  39,02%.

 

Medvegjë, 8 maj

 

Në Preshevë e Bujanoc në media tona u fol e u përfol mjaft, dikush fitoi e dikush humbi, por për Medvegjën asnjë fjalë?! Medvegja jo se nuk humbi e as nuk fitoi,por fituan serbët dhe u harrua tërësisht ky vendbanim shqiptarë. Bashkë me ket harresë dhe mosmbajtja e zgjedhjeve lokale, Medvegja ditë e sa po izolohet e cila dikur ishte e banuar me shumicë shqiptare (35 për qind) po harrohet dhe po izolohet gradualisht nga Serbia po se po, por edhe nga shqiptarët.

 

Zgjedhjet lokale nuk u mbajtën më 6 maj në Medvegjë, me arsyetimin   nëse jo manipulimeve, joprofesionailzimit që nuk ka ndryshe të kuptohes pos edhe si një diskriminim i radhës i qytetarëve të Medvegjës nga ana e Neogradit për të votuar, e drejtë kjo ndërkombëtare, madje edhe sipas kushtetutës së Serbisë.

 

Në historinë e zgjedhjeve në Medvegjë nuk ka ndodhur që para zgjedhjeve lokale, të mbehen ato presidenciale apo parlamentare ?!  Kurse, ato lokale qenkan shtyer për më vonë,  pa kurrëfarë shpjegimesh, për cka vetëm Sllobodan Drashkovic, kryetar komune mund ta dijë pse ndodhi kështu.

 

Qytetarët e Medvegjës patën rastin të  votojnë në  28 vendvotime, ku të  drejtë vote kishin 10.084 qytetarë, ku vetme nga Kosova kishin arrdhur të votojnë tetë autobus.  Sipas njoftimeve të agjencisë “Presheva Jonë” nga terreni 4.002 qytetarë kanë votuar apo gjegjësisht 39,02%.

 

 

NË MEDVEGJË NGA SHQIPTARËT, THUAJSE NUK  KA MBETUR KUSH TË VOTOJË ?! SEPSE ATY SOT JETOJNË VETËM 600 SHQIPTARË, KURSE PARA DHJETË VITESH KISHTE 6000

 

Derisa në vitin 2002, sipas regjistrimit te ketij viti edhe ate nga shteti serb, komuna e Medvegjes kishte 10.700 banorë me rreth 25 % shqiptarë, përqindje kjo e cila para lufte sillej rreth 45 % apo me pesë mijë shqiptarë, ku ne ishim shumicë në këtë rajon nga serbët, romët, bullgarët..Ndërsa sot në Medvegjë jetojne vetëm 600 shqiptarë?!Kurse, para dhjetë vitesh në Medvegjë kishte rreth 6 mijë, i kanë deklaruar agjencisë „“Presheva Jonë“ atkvistë dhe veprimtarë shqiptarë nga Medvegja.

Kjo rënie drastike e numrit të popullsisë vërehet edhe tek shokollarët tanë. Para lufta në Medvegjë kishim 740 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa sot kem vetëm 118 nxënës shqiptarë ?! Fshatrat, apo Bashkësitë Lokale, siq i themi ne këtu, të banuara sot kryesisht me shqiptarë janë: Tupalla, Kapit, Gjylekresha, Llapashtice, Siharine, Baja e Siharines, Svirca, Gerbavci, Ramabaja, Starabaja etj…

 

 

SHPËRNDAJE