MEDVEGJË: SHQIPATRËT FITUAN 6 KËSHILLTARË NË ZGJEDHJET LOKALE

Komisioni Zgjedhor Komunal i Komunës së Medvegjës ka shpallur rezultatet zyrtare të zgjedhjeve lokale të mbajtur të dielën më 24 qershor,njoftojnë burimet e “Presheva jonë”.

 

Medvegjë,26 qershor

 

Sipas këtij komisioni , Lista Qytetare e Sllobodan Drashkoviqit ka fituar 16 mandate në parlamentin e ardhshëm komunal e cila ka garuar si në këto zgjedhje,kurse Partia për Veprim Demokratik me kandidatin Florim Sahiti ka fituar 6 mandate me 831 vota,,njoftojnë burimet e “Presheva jonë”. Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë edhe partitë tjera të bllokut serbe që së bashku kanë marrë mandatet tjera 13 që do të rrumbullakonin numrin e 35 këshilltarëve që përbëhet Kuvendi Komunal i Medvegjës. Burimet e agjencisë sonë bëjnë të ditur se brenda afatit kohor prej një muaji do të formohen të gjitha organet udhëheqëse në komunën e Medvegjës dhe si gjithashtu kuptojmë se koalicionin qeverisës do ta formojnë Lista Qytetare e Drashkoviqit dhe Partia për Veprim Demokratik. Në këto zgjedhje lokale nuk kanë marrë pjesë subjektet politike shqiptare UDSH e cila ishte e pakënaqur për shkaqe teknike që nuk iu janë plotësuar këtij subjekti politik.a.i.


1 Komente

  1. Shqyptar, June 26, 2012:

    Perhajr, me mire 6 se hiç, e UDSH-se qe i pengonte çirillica serbe n’Medvegje dhe keshtu beri propagande kunder votimit dhe humbi te pakten edhe dy ulese per shqiptarët e Medvegjes, ia bej me dije se çirillica eshte zyrtarizu edhe n’Prishtine, e ti m’nxjerr “kllada”, n’uje t’pastert e m’kerkon ndryshim shkrimi n’Medvegje, aty ku sundon padrejtesisht edhe zyrtarisht regjimi serb, qe sa shqiptarë jeni ju, qe ju pengon çirillica, por humbni te pakten edhe 2 ulese n’kuvendin komunal, per t’mos thene 4 ndoshta, e kjo ne shqip i bie, turp e tradheti. Shnet!

Komentoni