Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Medvegjë,Partia për Veprim Demokratik bartës i listës  që ka qenë Florim Sahiti ka fituar 15.59 për qind të votave nga numri i përgjithshëm 10102votuesve ,kuptohet të atyre shqiptarëve, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Medvegjë,25 qershor

 

Janë shpallur mbrëmë vonë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme lokale të mbajtura në Medvegjë. Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Medvegjë,Partia për Veprim Demokratik bartës i listës  që ka qenë Florim Sahiti ka fituar 15.59 për qind të votave nga numri i përgjithshëm 10102votuesve ,kuptohet të atyre shqiptarëve, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”Ndërkaq sipas këtij komisioni zgjedhjet e sivjetme lokale i ka fituar përsëri kryetari aktual Sllobodan Drashkoviq me mbi 46 % të votave kurse vendet tjera i kanë fituar partitë e vogla serbe. Se sa këshilltarë vërtet janë zgjedhur në mandatin e ardhshëm komunal në Medvegjë,mbetet të bëhet llogaria që do të thotë përpjesëtimi me numrin e përgjithshëm të votuesve të dalur. Rezultatet përfundimtare,pritet të  shpallen sot dhe kështu në një afat kohor  do të konstituohet parlamenti komunal i Medvegjës që do të ketë edhe shqiptarë. Theksojmë, se Kuvendin e ardhshëm komunal të Medvegjës do të përbëjnë 35 këshilltarët e ri që morën besimin në zgjedhjet e djeshme lokale të parapara për 6 maj e që nuk u mbajtën për shkaqe teknike. a.i.

SHPËRNDAJE