MEDVEGJA SOT PO VOTON ME NJË SËR SFIDASH

Shqiptarët në këto zgjedhje do te garojnë vetëm me një subjekt politik edhe atë  “Partia për Veprim Demokratik”, ku bartës i listës është z. Florim Sahiti, e cila në këto zgjedhje lokale garon me numrin rendor 1. kurse parti tjetër politike nuk ka  të regjistruar në komisionin zgjedhor komunal. Përkitazi me këtë, subjekti tjetër politik shqiptar “UDSH” nuk u certifikua nga komisioni komunal zgjedhor,ndonëse i kishte mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe mbetet enigmë se pse nuk merr pjesë në zgjedhje.

Medvegjë,24 qershor

 

Sot  në Medvegjë mbahen zgjedhjet lokale 2012 që ishin paraparë të mbahen më 6 maj sikur në të gjithë vendbanimet në Serbi, e të cilat ende nuk dihet pse ishin anuluar në këtë komunë multietnike, shqiptare e serbe. Sipas burimeve të “Presheva jonë“ të gjitha vendvotimet sot do të hapen në ora 7 te mëngjesit dhe do të mbyllen ne ora 20:00.Burimet tona bëjnë të ditur se në komunën e Medvegjës janë të regjistruar   10084 votues të cilët do të kenë mundësinë e zgjedhjes së përfaqësuesit të tyre në asamblenë e ardhshme komunale. Subjektet politike shqiptare edhe në këto zgjedhje janë mobilizuar për të fituar më shumë vende në kuvendin komunal të Medvegjës me qëllim që në parlamentin lokal të mbrojnë të drejtat dhe të angazhohen për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në këtë mjedis. Shih për këtë,shqiptarët në këto zgjedhje do te garojnë vetëm me një subjekt politik edhe atë  “Partia për Veprim Demokratik”, ku bartës i listës është z. Florim Sahiti, e cila në këto zgjedhje lokale garon me numrin rendor 1. kurse parti tjetër politike nuk ka  të regjistruar në komisionin zgjedhor komunal. Përkitazi me këtë, subjekti tjetër politik shqiptar “UDSH” nuk u certifikua nga komisioni komunal zgjedhor,ndonëse i kishte mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe mbetet enigmë se pse nuk merr pjesë në zgjedhje.

Sidoqoftë, shqiptaret në këto zgjedhje synojnë te marrin sa më shumë vende në Kuvendin Komunal, me qëllim që edhe interesat e tyre të përfaqësohen më denjësisht. Sipas burimeve tona,shqiptarët  me origjinë nga Medvegja janë organizuar edhe kësaj here nga qytete e Kosovës ku jetojnë dhe do t’i angazhojnë  13 autobusë të cilët  do ti transportonin falas  votuesit nga Republika e Kosovës për në vendvotimet në Medvegjë si dhe anasjelltas. Shpresohet në këto zgjedhje të pakohë,shqiptarët e Medvegjës të cilët tani më janë në numër dukshëm të vogël do të fitojnë sa më shumë vende në parlamentin e ardhshëm komunal. a. i.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni