MEDVEGJA, mezi po ja del me problemet e veta me Serbinë, tash telashe edhe me Kosovën?!

Ashpersohen kalimet ne Mutivode, pas masava te reciprocitetit

Bisedimet me s Prishtines dhe Beogradit jane mirepritur nga te gjithe paqedashesit, duke shpresuar se ato do te lehtesojne levizjen e lire te qytetareve, njohjen e diplomave kthimin e dokumnetacioneve e shume cka tjeter. Hyrja ne fuqi e kalimit ” te lire” nga Kosova ne Serbi dhe anasjelltas, shqiptareve te Medvegjes po ju sjell telashe te mdhaja. Qytetaret jane te indinjuar dhe nuk din se cila mase eshte me e ashper se tjetra. Direkt nga Medvegja flasin protagonostet te cilet erren e celen ne Medvegje. Shokante eshte Dokumenti per hyrje/dalje ne Kosove. Askush nuk po dinte ne cilen toke po shkelin. Cilin kufi po e kalonin dhe a mund te jete kjo shenje per hyrje ne Evrope…

 

Faksimilje e Dokumnetit zyrtar qe leshohet per Hyrje-Dalje ne Kosove. 

Sic dihet, dje me 26 dhjetor 2011, hyri ne fuqi masa e reciprocitetit per kalim te kufirit me dokumentacione kosovare. Kjo nuk zbatohet ne te gjitha pikat kalimtare njesoj. Ne sot vizituam piken kufitare ne Mutivode, per te arrit edhe deri ne Medvegje. Agjencia Turistike “Selo-Tours” mban linjen e rregullt me autobus Prishtine – Medvegje. Vozitesi Brahim Hajvazi nga Gerbaci, na tha me te nisur nga Prishtina se kjo mase eshte renduese per kompanine tone. Ne dje kemi paguar dy fletesigurime njeren per autobus e tjetren per minibus. Numri i udhetareve gjate javes ndryshon. Diten e hene, te enjte dhe te premte, kemi numer me te madh te udhetareve, per cka udhetojme me autobus. Ndersa diteve te tjera numri i udhetareve eshte dukshem me i vogel dhe per t’ju ikur hargjimeve te mdhaja te karburantit jemi te shtrenguar qe te udhetojme me kete minibus. Per kete na eshte dashur qe te paguajme dy sigurime. Sdi si do tia dalim. Brahimi eshte i vendosur per te gjitha sfidat por per kete ka pak shprese se mund t’ia dale. Ne anen tjeter ne te hyre ne pjesen e Medvegjes, policia na njofton se ne baze te nje urdherese te leshuar nga Qeveria e Serbise, asnje dokumnetacion i leshuar nga Kosova nuk eshte valid per kete pike kalimi. Deri tani femijet e lindur ne Kosove pas luftes se 1999-tes, kalonin kufirin me nje certifiakte lindjeje te leshuar nga UNMIK-u. Tash e tutje me to ne kete pike kalimi nuk mund te kalohet.

Kjo a do te quhet mase lehtesuese apo veshtiresuese per qytetaret?!…

Medvegja edhe ashtu gjithnje eshte duke u perballur me numer te vogel shqiptaresh qe po mund te jetojne ne trojet e tyre. Kjo mase ata i ka bere qe te ndihen qytetare te rendit te fundit si ne Serbi ashtu edhe ne Kosove. Nuk mund te besojne se si eshte e mundur qe te mos mund te udhetojne me me automjet per Prishtine. Ata kete e arsyetojne se kan nevoje te udhetojne ndoshta njehere ne dy apo tri jave, te familjaret e vet. Dhe ne baze te kesaj ata do te paguajne 60 euro. Ndoshta heren tjeter radha ju vjen tek pas 15 a 20 diteve. Ndersa pagesa prej 60 euro eshte e vlefshme vetem per 15 dite. Sipas Matematikes logjike i vie nje hyrje ne Kosove kushton 60 euro. Ndersa per llogaritesit kombetar: Ndalese hyrjeje ne shtetin ame.

Takuam edhe profesorin Hamdi Halimi, njehrit edhe keshilltar komunal ne Medvegje, i cili shpreson se kjo se shpejti duhet te tejkalohet, ngase nuk do t’ia dalim te mbijetojme me keto masa. Ato nuk i sherbejne levizjes se lire, andaj sigurisht se edhe duhet te terhiqen.

Fehmi Beha, kryetar i deges se PVD-se, kete mase e quan renduese e asesi lehtesuese. Ne kemi prit qe te kemi masa lehtesuese te cilat do ta benin shume me te lehte kalimin ne Mutivode. Jam tejet kurioze te di se si do tja bejne me ceshtjen e njohjes se Diplomave. Sa do te jene te renda ato njohje?! Cila do te jete kostoja e tyre?!

Keto tarfa jane tejet te pakuptimta ku me se shumti jane goditur shqiptaret e Medvegjes. Kjo duhet sa me pare te hiqet. Ne kerkojme nga Qeverite e te dyja vendeve qe te rishikojne kete mase reciprociteti dhe ta bejne te lehte kalimin nga Serbia per Kosove dhe anasjelltas. Banoret e Medvegjes po perballen me lloj – lloj veshtiresish, ndersa kjo e fundit eshte e pakapercyeshme.

Ne anen tjeter, Florim Sahiti, zv.kryetar i komunes se Medvegjes, i sheh krejt keto si te pakuptimta dhe afatshkurta. Keto nuk mund te qendrojne dhe une shpresoj se shume shpejt duhet te anulohen. Qytetaret duhet te jene te lire te udhetojne nga njera ane ne tjetren. Nuk e shoh te drejte kete dhe sigurisht se ka qene nej vendim i ngutshem qe sdo mend se ai do te rishikohet. Kjo sigurisht se nuk eshte ne te mire te shqiptareve e as te serbeve, ndersa Qeverite e Prishtines dhe Beogradit duhet te marin vendime lehtesuese per qytetaret e vet.

Bajram Mustafa, nga Tupalla na tha se banoret e Medvegjes kan halle dhe probleme te shumta. Punesimi eshte nje prioritet qe do te duhej ta iniconim. Te gjithe ne mbajme pergjegjesi per punen tone. Ne te kaluaren mirefilli dihet per secilin se sa dhe cka ka punuar. Te njejten gje do ta kerkojne edhe gjenaratat e ardhshme per punen dhe kontributin tone. Une mendoj se duhet te punojme sa me shume ne kthimin e popullates se dale nga Medvegja nder vite. Tani ketu kemi ankesa te te gjithe banoreve nga Medvegja. Qendra jone eshte Prishtina e cila eshte  50 km  larg. Ne kete qender shqiptaret i kane syte, ndersa masa e reciprocitetit edhe per medvegjasit eshte renduese. Le te shpresojme se ajo duhet te hiqet sa me pare.

Daut Uka, nepunes ne komunen e Medvegjes, eshte tejet i shqetesuar se gjithnje e me shume po perballemi me veshtiresi ne kahe te ndryshme. Ne duhet te bejme te pamunderen qe te kthehen bashkeqytetaret tane ne vatrat e veta. Zgjedhjet po afrohen, ndersa ne duhet te ja dalim qe te kemi numer edhe me te madh keshilltaresh ne kuvendin e ardhshem. Ata duhet te jene me te zeshem per te kerkuar per Medvegjen. E drejta per kthimin e prones, eshte permbyllur, por mandati i ardhshem duhet te jete prioritet per qeverisjen e ardhshme. Duhet te hulumtohen arkivat. Medvegja ka patur xhamine. Kete e thone te gjithe banoret e vjeter, ndersa ne nje liber te botuar per shkollen fillore te Medvegjes, thuhet se mesimi per te paren here ka filluar ne xhami. Kete e kan pranuar edhe vete autoret serb. Medvegja kishte edhe varrezat e veta, te njohura “Arrnautske groblje” – Varrezat e shqiptareve, ku sot aty jan mbjellur peme.

Sokol Halimi, punetor ne shkollen “Zenel Hajdini” ne Tupalle na tha se Bashkesia Lokale e Tupalles, edhe sivjet ka pergatit nga nje dhurate modeste per te gjithe nxenesit e saj.   Keto mjete ndahen nga te ardhurat e turnirit tradicional ” 1 Maji ”, qe organizohet nen patronatin e kesaj bashkesie lokale.  Ne nuk bejme ndarje. Femijet nuk jan fajtor per asgje. E di se kur ishem femije kemi mbajtur mend fjalen popullore ” Femijet i hane mollat, e te mdhejve ju mpihen dhembet” . Ndersa tash kemi nje tjeter fjale: “Te mdhejte perlahen, ndersa e pesojne femijet”. Nga lagjja jone jane 6 nxenes qe cdo dite udhetojne per ne shkolle. Ne mengjes ata i sjell me makine Ismet Kadriu, ndersa une shkoj e i marr pas mesimi. Disa nxenes financohen me mjete qe grumbullohen ne Zvicerr, ndersa te tjeret jane perjashtuar nga ky privilegj. Ndersa sa i perket mases se vene per pagese sigurimi ne kufi eshte e tepert. Une atje kam familjen time. Une duhet te shihem me ta. Le te qesin sa te dojne masa, ne duhet te vizitojme njeri-tjetrin. Kete se kemi merituar…

Ne te kthyer ne kufi ne Mutivode, ne anen e Kosoves, leternjoftimit te Medvegjes, te cilin nuk e njeh me Kosova, ia bashkangjiten nje fletekalim te quajtur ‘ Dokumnet hyrje/dalje/. E cuditshme kjo por e vertete. Udhetaret mbeten te habitur dhe nuk dine ne cilen toke po shkelin. Cilin kufi po e kalonin dhe a mund te jete kjo shenje per hyrje ne Evrope.

Muzgu qe po bie eshte i zymte, shpresat jane te medha per nje te neserme te lire dhe vetem te lire.

/medvegjaere.net/


2 Komente

  1. Enver Ruhani, December 31, 2011:

    Vetum desha te pyes ,kur do te hapet kufiri Tullar -Bervenik-Orllan,Pse ju Shqiptaret e Medvegjes nuk po e beni nje kerkes ne Ministrine e Punve te Brendshme ne Kosove,dhe ne Ministrin e Infrastruktures, per lidhjen e Medvegjes me Podujeven,, edhe ndoshta do te ishin asfaltuar rruga Orllan-Kalatic-Bervenik-Tullar,

  2. profi, January 4, 2012:

    Pershendetje i nderuar Enver.
    Me vjen mire per interesimin e juaj per t’u rihap rruga Orllan-Kalatic-Bervenik-Tullar. Ajo rruge eshte nderutar me djersen e prinderve tane. Kan punuar ne aksione vullnetare per ta hapur. Kerkesa jone eshte permanente ne organet e te dyja paleve. Gjithashtu kemi kerkese edhe per hapjen e pikes ne KAPI, e cila e ndan Sfircen /ne te Medvegjes dhe Kamenices/.
    Shpresojme se se shpejti edhe keto ceshtje do te perfundojne. http://www.medvegjaere.net

Komentoni