Lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Medvegjë prof.Rexhep Abazi për shkak të situatës së tendosur ku shqiptarët e kesaj treve me vite të tëra janë bërë viktimë të politikës diskriminuese të regjimit të Beogradit, përmes një letre dërguar Beogradit, Brukselit (BE), Wienës (OSBE) dhe Gjenevës (OKB)  ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”.
Medvegjë, 19 qershor
NDIHMONI QË EDHE PËR SHQIPTARËT E MEDVEGJËS TË KET LIRI DHE DEMOKRACI
Intelektuali nga Medvegja z. Abazi i shqetësuar mbi zhvillimet e e fundit në Luginën e Preshevës duke kërkuar nga këto mekanizma ndërkombëtare ndihmë dhe interevnim dhe presion mbi autoritetet e Beogradit që edhe shqiptarët e Medvegjës të cilët dikur ishin shumicë , si pjesë e kësaj Evrope, të ketë liri dhe demokraci si popoujt tjerë në rajon. Në këtë letër të kryetarit të UDSH-së z.Abazi dërgura instancave ndërkombëtare thuhet:
Të nderuar zonja dhe  zotërinj,
Medvegja është një vend i vogël ku me shekuj jetojnë shqiptarë, serbë, malazezë, romë dhe të tjerë.  Shqiptarët gjithmonë ishin dhe janë popullata e shkelur në këtë  vend.  Mbase edhe sot ndodhë e njejta gjë.   Gjendemi në fillimshekullin e njëzet e një, por jemi shumë të diskriminuar. Aktualisht, përveq shkeljes së të drejtave elementare njerëzore në mënyrën më drastike shkilen edhe të drejtat demokratike për të zgjedhë dhe për tu zgjedhur, të drejta këto të garantuara me të gjitha ligjet pozitive në vend dhe me konventat ndërkombëtare.
Shqiptarët e Medvegjës të organizuar në subjektin politik Unioni Demokratik Shqiptar – UDSH, pati vullnet dhe gadishmëri për të dhënë kontributin e vet duke paraqitur pjesmarrjen për zgjedhjet e shpallura më 24 qershor 2012.  Për këtë kreu të gjitha veprimet e duhura ligjore dhe në afatin e duhur dorëzoi materialin e duhur për pjesmarrje në zgjedhje. Por për fat të keq, organet komunale, gjegjësisht komisioni zgjedhor i komunës, pa bazë dhe arsye ligjore refuzon të bëj shpalljen e listës së këtij subjekti politik si të rregullt për pjesmarrje në zgjedhje.  Këtë e bën në mënyrë arbitrare,  me prejudikime e shantazhime e pa e respektuar ligjin për zgjedhje të Republikës së Serbisë, vetëm pse kjo parti politike është parti e pakicës shqiptare në këtë vend. Kështu shqiptarëve u mohon të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike.
Në qoftë se nuk ndërmerrni veprime të duhura dhe të shpejta nga aspekti i kompetencave tuaja, për të parandaluar veprimet e padrejta në Medvegjë seriozisht do të jetë e rrezikuar popullata shqiptare e cila aktualisht jeton në kushte shumë të vështira dhe pasojat e rrjedhat mund të jenë të paparashikueshme.Kërkojmë :
1.      T i lejohet pjesmarrja në zgjedhje Unionit Demokratik Shqiptar-UDSH,
2.      Siguri të plotë për shqiptarët e  Medvegjës,
3.      Mbrojtje të të drejtave elementare njerëzore,
4.      Garantim dhe mbrojtje të të drejtave politike,
5.      Liri të plotë  të lëvizjes dhe të qarkullimit,
6.      Liri dhe të drejta demokratike për të zgjedhë dhe për tu zgjedhur, pa presion, pa frikë, pa shantazhe, pa strese dhe kërcnime ,
7.      Urgjentisht të ngritet  komision për të rishikuar  punën e komisionit zgjedhor,
8.      Të parandalohet mundësia e eskalimit të situatës nga pakënaqësitë dhe padrejtësia e shkaktuar.
SHPËRNDAJE