Presidenti rus Dimitri Medvedev ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Vladimir Putin rreth ndërhyrjes në Libi, si “të papranueshme”.

Kryeministri rus gjatë ditës e cilësoi rezolutën e OKB-së për sulme ushtarake ndaj Libisë si të ngjashme me thirrjet për kryqëzata gjatë mesjetës.

“Në asnjë rrethanë nuk është e pranueshme të përdoren formulime që çojnë drejt përplasjes së civilizimeve, të tilla si kryqëzata e me rradhë”, tha Medvedev.

Ai theksoi se rezoluta e OKB-së ishte korrekte, duke shtuar se nuk qe i bindur se autorizimi për të vepruar ishte mënyra më e përshtatshme për të trajtuar krizën libiane.

SHPËRNDAJE