rtbrtpSot, më 13 gusht, hyjnë në fuqi ligjet e reja të Serbisë, për privatizimin e mediumeve,  të cilat kanë për themelues pushtetet lokale dhe ato shtetërore. Sipas këtij ligji, këto  mediume, që nga 13 shtatori, jo më larg se pas një muaji, duhet të ndërmarrin iniciativë për fillimin e privatizimit te Agjencioni për Privatizim edhe atë në afat brenda 90 ditësh.

Afati për privatizimin e këtyre mediumeve, të cilat kanë në pronësi shtetin dhe qeverisjet lokale, duhet deri më 1 korrik të vitit të ardhshëm të privatizohen. Nga korriku i vitit 2015, do të ndalohet financimi nga buxhetet komunale dhe republikane të këtyre mediumeve, duke hipur në fuqi financimi përmes projekteve.

Në qoftë se këto mediume nuk privatizohen deri më 1 korrik të vitit 2015, kapitalet e tyre, përmes këtij ligji, do tu barten të punësuarve pa kompenzim. Po qe se të punësuarit refuzojnë aksionet pa pagesë, këto mediume do të çregjistrohen nga Regjistri i mediumeve (ARB).

Lajmi ka goditur më shumë RTV “Bujanoci” dhe RTV “Presheva”

Ky është lajmi, i cili ka goditur më shumë RTV “Bujanoci” dhe RTV “Presheva”, të  cilat me mund e sakrifica arritën t’i sigurojnë frekuencat dhe me siklet mundoheshin ta shtrinin shikueshmërinë e cila nuk kalonte më shumë se 50 për qind në nivel komunash.

Punëtorët e Ndërmarrjeve Publike RTB e RTP, që tashti i ka zënë paniku. Ata janë të  shqetësuar për ardhmërinë e statusit të tyre. Ky merak më shumë i brenë drejtorët e  këtyre ndërmarrje e posaçërisht të asaj të Bujanocit, të cilët nuk patën fatin t’i gëzojnë  privilegjet e mediumeve pushtetare.

Ndërmarrja Publike e Radio Televizionit “Bujanoci”, brenda dy vitesh nga zgjedhjet e  fundit të pushtit lokal, ndërroi dy drejtorë.  E drejtori i fundit me mandat më të shkurtë në historinë e drejtorave të kësaj komune, do ta ketë fatin ta privatizoj RTB-në, i cili emetonte program në tri gjuhë, duke i përmbushur nevojat e qytetarëve për informimi në gjuhën amtare.

Ditëve të fundit, pas lajmit, për privatizimin e mediumeve, në RTB, kanë filluar të regjistrohen disa lëkundje, të natyrës së hajnisë. Po humbin sendet e askush nuk i sheh! Nëse vazhdon kështu, kjo Ndërmarrje do të mbetet kockë e lëkurë e disa punëtorë të ndershëm të saj nga privatizimi do të ngelin me gishta në gojë!

Deri në regjistrimin final të pasurisë së RTB për privatizim, do të mungojnë edhe shumë sende të tjera, të cilat nga drejtuesit aktual të këtij mediumi, do të arsyetohen se janë të trashëguara nga e kaluara.

 

Kompromisi

Në këtë drejtim edhe pushteti multietnik në Bujanoc, për dallim nga ai i Preshevës, nuk do të qëndroj indiferent. Ai, brenda kësaj periudhe do ta gjejë një “prerje të artë” për këtë proces. Për mos t’i humbur frekuencat e radios dhe televizionit, të cilat vështirë fitohen, nëse humben, do ta gjejë një kompromis multi-kulti.

Do të gjendet një formulë e vëllazërim-bashkimit të dikurshëm komunist, për t’i kënaqur të dy bashkësitë etnike: shqiptaro-serbe. Shqiptarët do ta kenë RTV “Spektrin”, i cili dikur i humbi frekuencat e radios e që tashti  mund t’i kompensoj me ata të RTV “Bujanoci”, i cili do të integrohet me Radio “Ema”, për t’iu kthyer emërtimi i dikurshëm Radio Televizioni “Sërbski Venac”. Kështu që edhe shqiptarët edhe serbët do të ndahen të kënaqur nga këto procese privatizuese.
Modeli

E sa për mënyrën financiare në të ardhmen të këtyre dy radiotelevizioneve RTV “Spektri” dhe RTV “Sërbski Venac”, pushteti multietnik, ka një zgjidhje, ai, do t’i përmbahet ligjeve në fuqi të mediumeve, të cilat do t’ia mundësojnë, që një për qind nga buxheti komunal t’i nderoj ato në formë projektesh me konkurs. E Komuna e Bujanocit për vitin 2014 e kishte buxhetin në total 933,808,000, oo din, llogaritni një për qind nga këto mjete, që do t’i dedikohen mediumeve elektronike.Se si do të funksionojnë në të ardhmen mediumet elektronike në Bujanoc, mbi vija etnike, le të shërbej si model Mitrovica e Kosovës?! / Sevdail Hyseni

SHPËRNDAJE