Ndërkohë agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters dhe Asosiated  Press (AP) i ka quajtur zgjedhjet e sotme në Kosovë tashmë të përfshira nga tensionet etnike gjë për të cilën shumë druajnë se do të shkaktoj përçarje në shtetin më të ri të botës.

Keshtjella PEPSHI

Berne, 12 dhjetor (AIK Presheva Jone)

Sikur agjencia informative zvicerane ATS dhe televizionet helvetike qe raprtojne regullisht per zedhjet e se dieles ne Kosove po ashut edhe shtypi dhe mediat tjera elektonike bvotrore po ndjkein me mjaft kujdes zgjedhjet e 12 dhjetorit ne Kosove, duke shkruar se Kosova po kalon pa incidenrte zgjedhjet  ne Kosove, duke vlersuar si nje test te mire te shteti me te ri ne Evrope.

Bashkimi Evropian thotë se zgjedhjet janë të rëndësishme për rritjen e shpresës në Kosovës për të hyrë në BE. Gjatë fushatës elektorale, luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i gjendjes së tmerrshme ekonomike në vend kanë qenë në krye të listës së brengave të votuesve. Qeveria e re, sipas agjencisë Rojters, e cila mendohet se do të jetë një koalicion prej më shume se dy partish, do duhet të vazhdojë me përpjekjet për njohje të reja të shtetit të Kosovës, e cila deri tash është njohur nga 71 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, dhe do të vazhdoj bisedimet me Serbinë për çështje praktike.

Sipas Zeritte Ameirkes dhe BBC-së, në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet e para parlamentare që nga shpallja e pavarësisë tre vjet më parë. Edhe më tutje vazhdojnë ndasitë midis kosovarëve që përbëjnë shumicën dhe minoritetit të serb, pas mase një dekade të përfundimit të konfliktit pas ndërhyrjes së NATO-s në vend. Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe shumë serbë pritet t’i bojkotojnë zgjedhjet e sotme, raporton më tej BBC.

Ndërkohë agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters dhe Asosiated  Press (AP) i ka quajtur zgjedhjet e sotme në Kosovë tashmë të përfshira nga tensionet etnike gjë për të cilën shumë druajnë se do të shkaktoj përçarje në shtetin më të ri të botës. Serbia, thuhet më tej në AP u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës qe t’i bojkotojnë zgjedhjet, në shenjë proteste për shpalljen e sovranitetit nga ana e autoriteteve të Kosovës, e që Serbia vazhdon të mos e njoh. Rreth 1.6 milionë votues janë në gjendje të votojnë për 29 partitë politike, koalicionet dhe iniciativat e qytetarëve për 120 ulëset në parlamentin e Kosovës, ndërsa dhjetë nga këto ulëse janë të rezervuara për minoritetin serb, thekson veç tjerash Asoshieitit Pres.

Ndërkohë, televizioni iranian në gjuhën angleze, Press TV shkruan për zgjedhjet në Kosovë duke i cilësuar ato si historike, sipas këtij televizioni pretendentët kryesor për t’i fituar zgjedhjet janë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me kryeministrin Hashim Thaçi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kreun e saj Isa Mustafa i cili njëherësh është edhe kryetar i Prishtinës.

SHPËRNDAJE