Mediat zvicerane të afërta me qeverinë,  kanë shkruar se Kosova sot është e banuar me rreth 3.000.000 banorë. Sipas “Swissinfo” për cdo vit Kosovën e lëshojnë nga 25.000 persona për shkak papunësisë dhe mosperspektivës, përkundër pavarësimit të Kosovës të njohur nga Zvicra më 17 mars 2008, njofton sot nga Berna agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Bernë, 14 prill / AIK-Presheva Jonë


Rexgjistrimi i popullsisë në Republikën e Kosovës duket se po shkon mirë, bazuar nga shifrat e para të prezentuara nga komisionet e regjistrimit. Këtyre ditëve përkundër disa parregullsive sidomos në pjesët e banuara me pakicën serbe, megjithatë regjistrimi duket se është në rrugë të mbarë. Sipas njoftimeve të para të organizatorëve u tha se brenda dhjetë ditesh ekipet ne terren kanë arritur të regjistrojnë 1.5 million banorë. Cka don të thotë se ditëve të ardhshme kjo shifër e filluar me kete trend të regjistrimit mund ta dyfishojë apo trejkaloj shefrën prej 1.5. million në mëse tre million. 

 

Se vërtetë a mund të etë sot Kosova tre million banorë këtë e dëshmojnë edhe mediat Zvicerane. Për shembull « Swissinfo » në një shkrim rreth zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës znj.Atifdete Jahjaga, ka shkruar se Kosova sot është e banuar me rreth 3.000.000 banorë. Sipas kësaj agjencie zvicerane për cdo vit Kosovën e lëshojnë nga 25.000 persona për shkak papunësisë dhe mosperspektivës, përkundër pavarësimit të Kosovës të njohur nga Zvicra më 17 mars 2008.

 

Kosova me mbi 3 milion banorë është krjt normale, sepse filitet jozyrztarisht se vetem kryeqendra jonë – Prishtina mund të ketë banorë sa Mali i Zi me mbi 700 mijë banorë e më shumë ndusht, njofton AIK “Presheva Jonë”.  Këto dy decenit e funditjemi dëshmitarë  se nuk është bërë  regjistrimi i popullsisë në Kosovë, por shifrat  e fundit kanë mabtur nga ish-regjimi serbë ku qysh atrëbotë thuhej se Kosova kishte rreth 2 milion banorë, shifra dhe strukutura e popllsisë si gjithnjë ishte e zvogëlua dhe e manipluar nga zyrtarët serbë për arsyera dhe interesa të tyre.

Sot në Kosovë nga personat ne moshës madhore, cdo i treti ka fat të punojë dhe të fitojë për cdo muaj nga 200 euro mesdatarisht, ka njoftuar mediat zvicerane, dukie shtuar se ekonomia e Kosovës sot është më e ulëta në Evropë dhe më varuar nga jashtë, ku vetem në Zvicër janë mbi 200 mjë shqiptarë, kryesisht nga Kosova, knaë shkruar mediat zvicerane.

SHPËRNDAJE