Mediat serbe: Shuplaka e re për Serbinë nga Trump-i Takimi i kryekuvendarit të Kosovës, Kadri Veseli, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po shihet nga mediat serbe si një goditje e rëndë për Serbinë.

Kështu gazeta Blic, me tirazhin më të madh dhe portalin më të vizituar në Serbi, shkruan se: “Takimi i Kadri Veselit me Donald Trump-in është një shuplakë e re për Serbinë”, raporton Gazeta Express/.

Portali serb më tej citon postimin në Twitter të Veselit ku thotë se “ka shprehur mirënjohjen e thellë tek Presidenti Trump për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës”.

Blic-i poashtu përkujton se Presidenti Trump me një letër ka uruar për pavarsinë e Kosovës.

Edhe portal tjeter serb, B92, raporton për këtë takim dhe postimin e Veselit në Twitter duke shtuar deklaratën e fundit të ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, e cila kërkoi që Kosova të anëtarësohet në OKB. Në të dy portalet vërehen komente të shumta të lexuesve serbë të cilët kërkojnë që më në fund t’i jepet fund iluzioneve serbe se politika amerikane mund të ndryshojë ndaj Kosovës.

SHPËRNDAJE