Madje, mediat serbe (RTC) propozon një flamur tjetër për shqipatrët e Luginës së Preshvës, që dallon pak nga ai shqiptarë ?!… « Shqiponjat e zeza mbi Serbi », « Në Bujanoc vehet flamuri shqiptar mbi atë serbë » janë këta vetëm tiujt të disa gazetave serbe.

Preshevë, 29 nëntor/AIK-Presheva Jone »

Protesta e djeshme në Bujanoc dhe Preshevë  kundër diskriminimit dhe  legalizimit të flamurit kombëtar bëri jehonë të madhe sikur ne masmediat tona ashtu edhe në ato serbe e më gjerë. Për dallim nga shkrimet e gazetarëve shqiptarë që raportuan nga keto dy protestave masovike, përfaqë0suesit  e mediave serbe përvec raportimeve mbi protestën dhe kërkesat e mijë qytetarëve ata edhe kanë komentuar sikur cështjen e flamurit, kupto flamujve si dhe kerksat e popllatës së luginës së Preshevës.

POLITIKA: NE PRESHEVË, HIQET NGA KOMUNA FLAMURI SERBË

Mediat serbe po ashtu kanë transmetuar edhe intervista, deklarata të liderëve (Riza Halimi, Ragmi Mustafa,. Shaip Kamberi, Jonuz Musliu, përfaqërsues të OVL-së së UCPMB-së..) drejtpërsëdrejti nga protesta të cilët para publikut serbë u shprehën për  qëllimin e protestës së 28 Nëntorit dhe kërkesat legjtiome të  popullatës shumicë shqiptare nga Presheva, Bujanoca dhe Medvegja..

« Shqiponjat e zeza mbi Serbi », « Hiqet flamuri serbë nga ndërtesa e komunës së Bujanocit »… « Në Preshevë vehet flamuri shqiptar mbi atë serbë »…( »U Preševu sa zgrade opštine skinuta zastava Srbije«, »Crni orlovi” nad jugom Srbije«…) janë këta vetëm disa tituj që arritëm t’i shkëpusim nga  shtypit dhe agjencitë serbe të cilat kanë raportuar rreth protestës së djeshme në ditën e flamurit kombëtar në Bujanoc dhe Preshevë ku u mijëra qytetarë kërkuan nga komuniteti ndërkombëtar të bëjnë presion në Serbi për të ndalur politikën diskriminuese dhe të  dhunës mbi popullatën etnike shqiptarë.

Gazeta « Blic », « Politika » e Beogradit, sikur edhe agjencitë Tanjug, Beta  duke shkruar se nga ndërtesat e komunës së BBujancoit dhe medvegjës  është hjekur flamuri serbë dhe në vend të tij është vënë ai shqiptarë…ato kanë komentuar se tubimi i mijëra shqiptareve sikur në Bujanoc ashtu edhe në Preshevë në mes të serbisë nisë me hymnin shqiptar.. »

Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa nuk e ka ndërmend të merret me reagimet e liderëve serbe rreth veriut të Kosovës, por ne si përfaqësues të Luignës së Preshevës do të kërkojmë realizimine e të drjtave tona leghjtime përmes kominiteti ndërkombëtar, ka shkruar shytpi i siotëm serbë, duke përcjellur dekelrata e kyretarit të preshvës deh PDSH-së z.Mustafa.

RTC : SHQIPTARËT E JUGUT TË SERBISË TË KENË FLAMURIN E VETË, POR PAK MË NDRYSHE NGA I SHQIPËRISE

Në vazhdim gazeta politika, tamnjug dhe beta, kanë shkruar se Ivica Dacici ministër dhe nënkyrtera i qverisë serbe ka pohuar se « Shënim i ditës së flamurit dëshmon  se sa jan gabim ata të cilët kanë qenë të luhatshëm për cfaqjen e  idesë mbi bisedimet  mes serbëve djhe shqiptarëve.. »

Normalisht, sipas diploamti serbë Dacic « cështja e flamurit serbë dhe përdorimi it ij është i rregulluar me ligj, por unë sjam në Preshevë dhe Bujanoc, por janë aprë edhe ato serbe.. » shkruan  në vazhdim shtypi beogradas.

Ndryshe nga Dacic, një lideri partiak nga Vranja Radoslav Mojsiloviv  “duhet ndalur shqiptarëve përdorimi i termit Lugina e Preshevës, sepse atyre me këtë po i mundësohet  të bëjnë politikë seperatiste..”. Kështu emndon edhe politiqari tjeter serb me emmrin Zivota Matic. Ndërsa, Sima Gazikalovic shef i zyrës koordinues enë bujanoc ka dekalruiar sot për « Politika » se « për momentin keto cfar epo ndodhin autoritet serbe po tolerojne duke mbyllur sytë për t ju shmangur konfrontimeve apo tensionimit të sitautës… »
që në fakt, Serbiae sditëve të fundit apo në prag të anëtarësimit të saj në BE po provon të ejtë « tolernate dhe demokratike » deri sa t’i ngulin mirë kmbët në BE…

« Duhet të kenë të njejtat të drejta sikur pakoja e Ahtisarit që ju garanton serbëve në Kosovë… » janë shprehur për mediat serbe liderët e Lufginës së Preshevës. “Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë shËnuar me dinjitet ditëne flamurit, dketë festë g mabrë kombëtare. Portestojmë kundër diskriminimit që po drejton qeveria serbe në Beograd mbi shqiptarët etnik të tri komunave të banuara  me shqiptarë shumicë..” ka deklaruar për RTV e Serbisë (RTC) Riza Halimi.

 “Shqiptarëve të Serbisë jugore ju është ndaluar përdorimi i falmurit të Republikës së Shqipërisë. Ata, sipas ligjit  mund të përdorin dhe të kenë flamurin e vetë,  por bile sikur ai të kishte një ndryshim, përmes ndonjë detaji shtojcë nga ai i Shqipërisë..” ka shrkuar televisión serbe (RTC) në komentimet e veta mbi cështjen e flamujve në Serbi edhe për qytetarët shqiptarë. Por ne i përkujtojmë kolegëve të e këtij tv nëse eshte vëetë televizion e jo shtab politik, se në vendet e cilizuar dhe të avancuar me procese demokartike po ky flamur shqiptare përdoret, pra sikur në Zvicër, Gjermani, Amerikë apo vendet tjera perendimore . Dhe askush nga keto popuj, qeveri apo media kurrë  nuk i ka penguar flamuri shqiptarë apo ato kurrë nuk i  kanë majtur ders shqiptarëve se si dhe kur duhet përdorur flamuri.  Kështu ndodhë vetëm në Serbi, kur mediat serbe nuk merren me pun¨nene tyre profesionale, por merrem me politike ditore, madje duke  “prodhuar” flamuj dhe duke zbuluar ligje ?!

 

BEOGRADIT DHE MEDIAVE SERBE I PENGON EDHE FLAMURI MBI KOKËN E HEROIT RIDVAN CAZIMIT – KOMANDANT LLESHIT

Për Tanjug deh tv serbë z.Riza halimi ka dekalruar se që nga viti 2001  situat nuk është stabile në Luginëne  preshvës, ku shquiptarët etnik janë viktimë epoltikës së regjimit të qeverive serbe në Beograd. Ky diskriminim , sipas deputetit Halimi vërehet në gjitha sferat e jetës nga arsimimi, punësimi dhe forma tjera në admin. Sittraën lokale, siq kishte ndoshur rejgistrimi i popullsisë, ku shqiptarëve ju kishte imponuar një bojkotim i tillë, raportojnë mediat serbe.

E gjithë kjo situatë, sipas përfaqësuesve të Bujanocit z.Shaip Kamberi (kryetar i komunë)  dhe z.Jonuz Musliut (kryetar i kuvendit komunal) ka bërë që  organizatorët e dy protestave në Bujanoc dhe Preshevë t’i drejtohen përmes një shkrese OSBE-së dhe gjitha përfaqësive diplomatike të akreditauar në Beograd, duke kërkuar dihmë nga kominuteti ndërkombëtar, që këta të fundit të ushtrojnë presion të regjimin e  Beogradit për të hequr dorë nga politika diskriminuese mbi shqiptarët etinik  në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, njoftojnë mediat serbe.

Jo vetem kaq, jo vetme flamuri në duartn e të gjallëve shqiptarë, por edhe mbi varre, mediave dhe Serbisë ju pengon flamuri shqiptarë. Më konkretisht mediat sebe kanë komentuar sot edhe flamurin shqiptarë  mbi varrin e heroit legjender të Luginës sër Preshevës Ridvan Cazimi, komandant Lleshi. Rreth ketij flamuri, sipas mediave serbe, disa here eshte hjekur nga policia, por ai serish është vënë dhe valon mbi varrin  e Ridvan Cazimit, një patriot i madh për shqiptaret e këtyre viseve

“Për ne ende ekzistojnë ligje strike, sidomos rreth përdorimit të flamurit dhe simboleve tjera, festave kombëatre. Përkundër formimit të Këshillin Kombëtar Shqiptarë dhe përkundër presionit tonë ende shqiptarët e Bujanocit dhe ata të Luginës ndjehen të diskimunuar dhe nuk kemi pasur sukses në ndryshimin e ketyre ligjeve serbe..” ka deklaruar për B92 z.Shaip Kamberi.

Shqiptarët kanë vazhduar festën e tyre para flamurit serb, me  qindra flamuj tjerë shqiptarë që valavisnin në lokalet e qendrës kulturore “Mladost” dhe duke u arëgtuar nga ansambli muzikor nga Prishina “BESA” mbi tre mijë shqiptare të ardhur nga Presheva, Bujanoca e Medvegja, pas këtyre protestave tër qeta, pa asnjë incident, ka nënvizuar shty pi dhe gjitha mediat serbe.

SHPËRNDAJE