hoxxxBernë, 12 tetor -Nje imam  nga Presheva Mustafa Mehmeti, ligjëron në xhaminë e tij në kryeqytein helevétik ligjeron në tre gjuhë: shqip, gjermanisht dhe arabisht. Kjo që ta kuptojnë 200 besimtarët per komunitete  të ndryshme, shkruan watson.ch, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jone” nga Zvicra. (“Doch Mustafa Memeti ist Albaner und Imam, also Muslim.Memeti hat von seiner Kanzel herab auf Albanisch, Arabisch und Deutsch gepredigt.“)

 

Imam Mehmeti, sipas shumë intelektualëve zviceranë ai cilësohet si antipodi i radikalëve të IZRS (Këshilli Qëndror Islam) dhe si përfaqësuesi më i denjë i myslimanëve të moderuar. Përndryshe vajza e imamit Mustafa nuk mban mbulesë dhe punon si mësuese, ndërsa djali i tij studion matematikën. (“Mittlerweile arbeiten zwei der drei Kinder, der jüngste Sohn studiert Mathematik.“)

«Shpesh nuk jam dakord me politikën e partisë SVP. Të flasësh pa dhënë zgjidhje të çështjeve, nuk është e drejtë,» thotë imami shqiptar me një gjermanishte të rrjedhshme.

Jo vetëm pjesa dërrmuese e 350.000 myslimanëve në Zvicër ndjekin shembullin dhe ligjeratat e tij, por edhe jo muslimanët mësimet e para mbi Islamin kërkojnë ti marrin nga gjuha e imamit shqiptar.

“Popullariteti i tij është i gjithanshëm. Ai është kthyer në përfaqësuesin e Islamit në Zvicër,” thekson Hansjörg Schmid, drejtori i qendrës zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë. «Mbi të gjitha ai është i gatshëm të flasë për Islamin në një shoqëri pluraliste. Imamët tjerë e refuzojnë këtë.»

Imam Mustafa ka folur kundër ferexhesë dhe se Lufta e Shenjtë nuk ka vend për diskutim te myslimanët e Zvicrës. Andaj ai është zgjedhur personi i vitit nga Sontagszeitung (2014), si dhe ka marrë vlerësime edhe nga populistët e SVP.

“Fatkeqësisht kemi shumë pak imamë të integruar si ai,” tha Walter Wobman nga SVP.

Mustafa merr përditë në telefon babain e tij 88 vjeçar në Luginën e Preshevës. Edhe ai ka qenë imam, pra jeta e Mustafit ka kaluar pa alkool, mish derri dhe klube nate. Ai jeton prej 30 vitesh në Zvicër, pasi situata ekonomike dhe politike në Serbi sa vinte e bëhej më e rëndë.

“Kur vendosa këmbën e parë në Zvicër u fascinova. Prej atëherë falenderoj Zotin që m’u mundësua ardhja në këtë vend,” e shton Mustafa. Përndryshe vajza e imamit Mustafa nuk mban mbulesë dhe punon si mësuese, ndërsa djali i tij studion matematikën. (“Mittlerweile arbeiten zwei der drei Kinder, der jüngste Sohn studiert Mathematik.“) transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jone” nga Zvicra.

SHPËRNDAJE