Edlira Dedja, kandidate potenciale në zgjedhjet kantonale në Zvicër

 Edlira Dedja, kandidate në zgjedhjet kantonale në ZvicërEdlira Dedja-Bytyqi, pianiste profesioniste, docente në Konservatorin e Neuchatel në Zvicër dhe themeluese e Fondacionit “Opéra sans frontiéres” është bërë e njohur në skenën politike në kantonin e Neuchatel (Zvicër). Në zgjedhjet e këtij viti (12-13 maj) znj.Dedja nga Shqipëria paraqitet si kandidate e Partisë Socialiste Zvicerane për postin e këshilltares kantonale, njofton nga Gjeneva agjencia informative “Presheva Jonë”.

Gjenevë, 16 prill

Zonja Dedja-Bytyqi, bija e personalitetit të pedagogjisë dhe letërsisë shqiptare për fëmijë, Prof. Bedri Dedja, ka zhvilluiar një aktivitet të bujshëm social-artistik; fondacioni “Opéra sans Frontiéres”, themeluar dhe drejtuar prej saj, ka organizuar vitet e fundit, në Zvicer dhe Belgjikë, një seri koncertesh  dhe aktivtetesh kulturore dhe të muzikës lirike si dhe klasike, me artistë të njohur shqiptarë që dominojnë skenat më të njohura në perendim  si Tenori Saimir Pirgu, balerini Enkel Zhuti , soprano Ermonela Jaho, Violinisti Tedi Papavrami, mezzo-soprano Mariana Leka, bas Frano Lufi,  etj…

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë znj. Edlira Dedja-Bytyqi, do të organizojë në Bruksel (Théatre de la Monnaie), një koncert të muzikes lirike dhe klasike me artistë të njohur shqiptarë. Po ashtu Dedja së bashku me balerinin Enkel Zhuti, do të organizojnë në Neuchatel në 12-13 maj edhe Olimpiadën Kantonale të baletit për të rinj, e para e këtij lloji në Zvicër.

“Të përkrahësh  kulturën dhe një kandidat shqiptare në Zvicër kjo don të thotë më shumë se sa të mbështetësh Edlirën, dmth-në ta mbështësh emrin shqiptarë..” i ka deklaruar agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” znj.Dedja, veprimtare e kulturës dhe sot tash së fundit edhe kondidate për Këshilltare kantonale në Zvicër.
SHPËRNDAJE