Apple ka shitur 140 milionë Mac për 28 vite sa ka qenë në treg, ndërsa ka shitur 55 milionë iPad dhe 22 milionë iPod në pesë vitet e para që kur pajisja e parë doli në treg. Kjo ndërmarrje shiti rreth 175 milionë iPhone, ku 37 milionë u shitën vetëm gjatë çerekut të fundit të vitit që e lamë pas.
Me pak fjalë, pajisjet që e përdorin sistemin operativ iOS patën 316 milionë shitje në fund të vitit të kaluar, derisa Mac është shitur 122 milionë herë deri tani.

Këto paraqesin shifra nga Asymco, që citon shefin ekzekutiv të ndërmarrjes Apple, Tim Cook, duke folur për trajektoren e rritjes së popullaritetit të prodhimeve me Apple gjatë ekzistimit të tyre në treg.

Këto shifra nuk e bëjnë të qartë pabarazinë në mes të vijës së harduerëve Mac dhe pajisjeve të gatshme iOS. Jo vetëm sa i përket çmimit, por edhe funksionit dhe gatishmërisë. Apple për një kohë të gjatë është kritikuar për krijimin e softuerëve dhe llaptopëve me çmim të lartë. Sipas tyre, e tëra varet nga shija dhe ajo se çfarë dëshironi që të ndodhet në një pajisje./pcworldalbanian

SHPËRNDAJE