ME RASTIN E 12-vjetorit të rënies, vlerësohet lart vepra e dëshmorit FATMIR IBISHI

Deshmori Fatmir Ibishi  ra në luftën  e pabarabartë me armikun duke luftuar për Shqipërinë, sepse  e dinte se aty ku flitet shqip i thonë Shqipëri, thanë të pranishmit sot në Koncul ku ishin tubuar për t’i bërë homazhe dhe rrespektuar shembëlltyrës së heroit tonë.

Koncul, 26 shkurt / AIK-Presheva Jonë

Ashtu siq kishte paralajmëruar zyrtarët e OVL-së së UCPMB-së sot  është  shënuar dymbëdhjet vjetori i rënies heroike (26. 2. 2000) në frontin e luftë përballë armikur serb, me uniformën ushtarake të UCPMB-së. Një delgacion i prirë nga Organizata e  Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së është përkujtuar sot rënia e dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi, duke Bërë homazhe në Koncul, në vendin e rënies si dhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Dëshmori Fatmir Ibishi nuk mund ta ndalte luftën pa u çliruar të gjitha trojet shqiptare. Ai  ra në luftën  e pabarabartë me armikun duke luftuar për Shqipërinë, sepse  e dinte se aty ku flitet shqip i thonë Shqipëri, thanë të pranishmit. Pas homazheve delegacioni në fjalë tok me bashkëluftatarët, vizituan edhe familjen e dëshmorit Fatmir Ibishi duke u shprehur ngushllimet.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni