Poezia e Mexhid Mehmetit, është poezi e fortë, poezi e gjakut tonë të fisëm. Shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Bujanovc, Preshevë, Medvegje ) bëjnë punën e tyre prej poeti.

 

AFIRMIMI I  KRIJUESVE TANË NË BOTË
            1. Kohë më parë revista “DIOGEN pro culture” që botohet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, botoi 11 poezi të poetit kosovar Mexhid Mehmeti. Poezitë Metaforë e zbrazur, Paradoksale, Anatomia e dhembjes, Kopsht i çuditshëm, Shtatë vjet, Peizazh i ngrirë, Rrugëtim, Ekspozitë tmerri, Kurrë më, Pse të jetojmë bashkë dhe Grabitje gjymtyrësh, u botuan të shoqëruara me biografinë e plotë, disa foto – portrete të autorit dhe me një recension të shkurtër në gjuhën boshnjake dhe angleze të kryeredaktorit të kësaj revisteje prestigjioze Sabahudin Haxhialiq.

 

( Sa shpesh na shkuan ardhjet e u kthyen shkuarjet s’ ka të numëruar. Përsëritjet  përherë po na bëjnë të vendnumërojmë. Unë nuk e dua as vrasësin as të vrarin. Alfabetin e  lirisë dhe  të gjuhës  nuk e kam ndërruar, jam ai moçmi. Arti im në  plot vargje kullon gjak. Më  kot  dihati të  shkurtoj udhën, por udhë  të tjera të  pafund  ma  mbyllin  udhën , shprehet  poeti nga  Presheva, Mexhid Mehmeti )

 

Nga Rrustem GECI

 

Jo rrallë  të  mëdhenjtë  kanë  etje për gjak, për luftë, për interesa të tyre. Ky  fat  tragjik  po  e  ndjek vazhdimisht popullin tonë. Ende pa u tharë gjaku i ‘ 99- tës , Kosova sërish rrezikon të përgjaket për luftat  e pakryera, për pjesët e betejave të pafituara. Ata që aktualisht   bëjnë urdhërin e kësaj kohe, gjakun e kanë lëndë larëse nëpër fushat e betejave, shkruan poeti Mexhid Mehmeti në librin e tij, “ Trungu i pikëllimit”. Poezia tek unë shprehet Mexhidi, nuk di të flë, nuk di të hesht, se gjak më kullon shpirti, thotë autori i17 veprave, Në dramën e Kosovës , në dramën e popullit tim, ne vazhdimisht jetojmë me dhimbjet e Aborteve banale të historisë. Kosova po e jeton dramën më të rëndë shpirtërore, dramën e dështimit dhe të abortit historik. Njerëzit duhet të flasin, të flasim duhet të gjithë.Nuk di pse më shfaqet (njeri- ngrënësi i baladave, ajo fytyrë e pafytyrë në mes të epizodave të kinemasë sime.Sepse, shumë kemi jetuar me “lirinë” e të tjerëve, me lirinë e pa liri.Nën qiellin tonë  jo rrallë, padrejtësia vret me  egërsi.

Nën prangat e huaja “drejtësia”është më e padrejta.I huaji nuk të lë kurrë të zhvillohesh e të ecjesh përpara.Shpirt, zemër, tokë, nuk bëra gabim që të desha, ai përqafim ishte i domosdoshëm, një urdhër i zemrës.Unë pyes, po i pyeturi s’ përgjigjet.Muret kudo në këtë nën qiell më kërcënojnë, andaj, sado që e dua lirinë, unë druaj nga ata që kanë në duar Urdhërin e tyre për historinë. Plani i Athisarit nuk më pëlqen, se  fsheh asimilimin dhe zhbërjen e emrit të popullit tim, asimilimin e gjuhës, dhe simboleve, këto nuk janë shqetësime të  vogla, shprehet poeti, por, unë kujtoj se Kosova është e mençur, se në Kosovë ka shqiptar e shqiptar.
Ndërsa në vendin tim shprehet poeti, Mexhit Mehmeti, dhimbjes i ka humbur kuptimi. Poezia e Mexhid Mehmetit, është poezi e fortë, poezi e gjakut tonë të fisëm. Shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Bujanoc, Preshevë, Medvegje ) bëjnë punën e tyre prej poeti. Presheva është qytet i zemrës sime. Hireve të Preshevës shumë i shkon poezia. Poetët e talentuar të Luginës, si Jonuz Fetahu, Bilall Maliqi, Qerim Arifi, Feime Selimi, Albina Idrizi, Vaxhid Xelili, Adan Mehemti, Dashnim Hebibi, Xhemë Karadaku, Ferid Selimi, Nerimane Kamberi e të tjerë, janë të pagjumtët e kësaj peme të gjakut.Ata dhe vetëm ata shkruajnë dhe  lexojnë plagët e tokës, zjarrin amë të dhimbjes. Unë s’di të nënshtrohem më thotë poeti, se i nënshtruar nuk bëj dot asgjë. Arti i Mexhit Mehmetit dashuron me forcë dheun dhe atdheun e tij : Mësimi i jetës, shtatë dhimbjet, fija e lëmshit, trungu i pikëllimit, duart e bukura, fjala e vullkanit, dhe qindëra poezi të tjera tregojnë fuqinë dhe angazhimin e tij prej poeti. Për lirinë kurrë nuk mund të bëjmë sa duhet, për vlerat e saj duhet të punojmë gjithë jetën, është mesazhi i poetit, Mexhid Mehmetit,të cilin e uroj për angazhimin e tij letrar e patriotik, me një Kosovë dëshirash!..

 

 

Shkrimtari Mexhid Mehmeti nga Prishtina (Presheva) prezentohët në disa antologji poetike botërore

 


DHEMBJA E PAMBARIM

(Nënës)

Nëpër motet e lëvarura

mallin n’shami t’ditës e shkeva

Nënë, dhembja ime – valë

loti im i parë

Ngushllim i shpirtit

dhembjen time

stinëve ia fala

në bebëza të kohës

Nënë, rrufe malli në shpirtin tim

 

 

 

 

GJETHET MA PËRKUJTOJNË

VDEKJEN TËNDE

(Demir Demirit)

Ec e ec e ec në kujtime

gjethet bien të zverdhura, në kurriz toke –

bien edhe në zemrën time

o, mjerë ajo loke!

shpirti turbullohet me retë,

nëpër hapsirë rigojnë

shiu e stuhitë, gjethet – na mbulojnë.

ec e ec e ec në kujtime,

nëpër atë hark jete –

plot mallëngjime!

medet – sa i vogël ai plumb i vdekjes

e sa i madh loti për ty!

– Oh, edhe gjethet në pikëllim janë ndry!

1971

 

 

 

 

 

PËRHERË ME TYH. D.Kur zbardh ditahorizonteve të pambarimshoh buzëqeshjen tëndenë çdo lule të çelur 

 

 

 

SHTEGTAR DITËSH

Çdo ditë më shpërthen nga një dëshirë në gji

që atë zog ta prekë n’krahërorin mitar

dëshiroj të më agojë ajo pranverë, inxhi

e të më sjellë më të bukurin thesar

një det dëshirash përditë rritet në mua

e unë si në ëndërr, ua ndiej thirrjet stuhi

po, këngën e zjarrtë me gjithë shpirt e dua

ajo le të mbetet më e dashura mrekulli

… ditët ikin, në dukje, pa kuptim të vërtetë

unë gjendem përherë më afër qëllimit –

pluhuri i harresës kurrë s’do të më tretë

kjo është dashuri e flakë ngadhnjimi

rrugë gjer te freskimi i haresë që s’përsëritet,
të më shpjerë në breg të atij lumi të blertë.

 

 

 

DY FJALE PER AUTORIN MEXHIT MEHMETIN

 

Mexhid (Abedin) Mehmeti u lind më 11 qershor të vitit 1948 në Zhunicë të Preshevës. Katër klasë të fillores i kreu në vendlindje, tetëvjeçaren dhe gjimnazin në Preshevë, kurse fakultetin filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në Universitetin e Kosovës në Prishtinë.
Disa vjet ishte mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqi-pe në qendrën arsimore “Skënderbeu” në Preshevë, ndërkaq kë-të profesion e ushtroi edhe në shkollën e mesme në Tërnoc të Bujanocit, si dhe në shkollat fillore të Raincës, Corroticës dhe të Preshevës. Punoi edhe përkthyes – gazetar në “Flaka e vëlla-zërimit” në Shkup, kurse që nga viti 1985 e deri në përfundim të luftës së fundit në Kosovë punoi gazetar në “Rilindja” – “Buj-ku” (korrespodent nga Kosova Lindore).
Ishte njëri ndër themeluesit dhe redaktor i revistave “Filizat” e “Panorama” të Preshevës dhe “Jehona” të Bujanocit. Për një kohë të gjatë udhëhoqi klubin letrar “Feniks” të Preshe-vës dhe edicionin botues të këtij klubi, i cili është shquar me një sërë botimesh cilësore të autorëve të asaj treve. Pas luftës deri në shuarjen e së përditshmes “Rilindja” ishte gazetar dhe redak-tor i rubrikës së kulturës.
Është prezantuar në disa antologji poetike, tekste uni-versitare, leksikone, albume, botime kritike etj., në shqip e gju-hë të tjera. Bashkëpunon gati me të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në trevat etnike shqiptare.
Aktualisht është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrim-tarëve të Kosovës, (i rizgjedhur edhe në mandatin e dytë), ku është angazhuar në shumë aktivitete, përfshirë këtu edhe juritë, komisionet e ndryshme etj. Është fitues i disa çmimeve për poezi, kurse më 2006, për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes” mori çmimin “Hivzi Sulejmani”, të cilin LSHK e jep për veprën më të mirë të vitit në prozë. Që nga paslufta jeton e vepron në Prishtinë e Fushë – Kosovë.
BOTIMET. – Megjithëse poezinë e parë (“I tretuni”, kushtuar nënës), e kishte botuar qysh më 1965 në “Zani i rinisë”, si nxënës i shkollës së mesme në Preshevë dhe që nga atëherë vazhdimisht ishte i pranishëm në periodikun tonë, ai veprën e parë poetike arriti ta botojë tek më 1977 në Preshevë dhe gjatë periudhës 1977 – 2007, Mexhid Mehmeti ka botuar këto vepra letrare: “Klithje e përmallim”, poezi, (1977), “Lum-ja”, tregime, (1982), të dyja në botim të klubit letrar “Feniks” të Preshevës; “Frymëmarrje”, (1984), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup; “Peizazh i ngrirë”, (1994), “Rilindja”, Prishtinë; “Mon-strumiada”, katër drama, (1998), Vatra, Prishtinë; “Presheva”, poemë, (1998) Vatra, Prishtinë; “Rikthim dhembjeje”, poezi, (1998), Vatra, Prishtinë; “Puthja vrastare”, tregime, (2003), Gazeta Rilindja, Prishtinë; “Hija e korbit”, novela, 2005, Lumi i bardhë, Mitrovicë; “Pikë në zemër”, poezi (2005), Ura, Prish-tinë; “Shtatë ditë pas vdekjes”, roman, (2006), Lidhja e Shkrim-tarëve e Kosovës, Prishtinë; “Pallati me yje”, poemë për fëmijë, (2006), Ura, Prishtinë; “Furtuna”, roman (2007), Ura, Prishtinë.
PËRFUNDIMI. – Në periudhën 1977 – 2007 Mexhid Mehmeti ka publikuar katërmbëdhjetë tituj, përkatë-sisht njësi bibliografike, në të cilat janë përfshirë gjithsej tetë-mbëdhjetë vepra të gjinive të ndryshme si: poezi, poema (për të rritur e për fëmijë), tregime, novela, romane, drama, me një tirazh të përgjithshëm prej 10.000 copësh, përfshirë edhe librin që e keni në dorë.

SHPËRNDAJE