Departamenti për krime lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd ka bërë të ditur se më 19 shtator do të dali me verdiktin gjyqësor për 17 pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar nga drejtësia serbe për “krime lufte ndaj civilëve në Gjilan, më 1999…”, ku pjesa dërmuese janë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, njofton agencia informative “Presheva Jonë” .

 

Beograd, 7 shtator

Sipas z.Orhan Rexhepit, njohës i mirë i këtij procesi për agjencinë tonë ka pohura se “Prokuroria serbe përpiqet se që të dyshuarit, të ashtuqujatur si “Grupi i Gjilanit”, paskanë bërë   vrasje, përdhunim dhe tortura ndaj civilëve serbë….” Kurse njërio mnga ata ishte arrestuar tash së fundi në dhjetoin e  viti 2010-ës në rajonin e Luginës së Preshevës, kurse tjetri  në mars të këtij viti në Zvicër, Sherif Nuhiu ndërsa shtatë të tjerë akuzohen në mungesë…”

Në dhjetor të vitit të klauar, Gjykata serbe e Apelit në Beograd ka hedhur poshtë vendimin e shkallës së parë, sipas të cilit, ish-pjesëtarët e UCPMB-së janë dënuar me 101 vjet heqje lirie dhe ka kthyer çështjen për rigjykim.

 

Rexhepi: “Djemtë tanë janë mbrojtur në mënyrë perfekte”
 
“Mënyra se si u arrestuan këta të rinj shqiptarë, pastaj më pas trajtimi i tyre në burg dhe zhvillimi i procesit gjyqësor ndaj tyre, të lënë të kuptosh se ky proces, ashtu si dhe proceset e mëparshme të zhvilluara, të kenë qenë procese të montuara politikisht, të pakuptimta, madje dhe të dyshimta”, theksoi Rexhepi
 Në një deklaratë telefonike nga Beogradi, dhënë të premten, për AIK “Presheva Jone, lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, i cili njëherësh dhe është personi i autorizuar nga familjarët  për të ndjekur procesin gjyqësor dhe për të përfaqësuar grupin e akuzuar, theksoi se në Gjykatën Speciale të Prokurorisë për Krime Lufte të Republikës së Serbisë, në Beograd, sot më 07. 9. 2012, është caktuar 19 shtatori, në orën, 13:30, si datë përmbyllëse (vendimtare) e shpalljes së aktgjykimit, po qe se nuk ndodhë si gjithherë ndonjë zvarritje tjetër.
Lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (LKSH), Orhan Rexhepi, nuk hezitoi të shpreh optimizmin e tij, se në seancën gjyqësore të radhës pret epilog pozitiv për lirimin e plotë të gjithë grupit të të burgosurve, të cilët janë të pafajshëm dhe se bëhet fjalë për një proces të montuar politik.
“Mënyra se si u arrestuan këta të rinj shqiptarë, pastaj më pas trajtimi i tyre në burg dhe zhvillimi i procesit gjyqësor ndaj tyre, të lënë të kuptosh se ky proces, ashtu si dhe proceset e mëparshme të zhvilluara, të kenë qenë procese të montuara politikisht, të pakuptimta, madje dhe të dyshimta”, theksoi ai.
Sipas Rexhepit, zëvendës-Prokurori Vitoroviq, ndonëse në seancën e mëparshme ka kërkuar dënime të njëjta për të akuzuarit shqiptarë, pra ato maksimale, diskutimi i tij, apo reagimi i tij sot, të kenë zgjatur një minutë.
Siç theksoi Rexhepi edhe pala mbrojtëse në përbërje prej gjashtë avokatësh, kanë ofruar fakte bindëse duke potencuar para gjykatës dokumente fund e krye bindëse për pafajësinë e qind për qind të djemve tanë.
Edhe djemtë tanë sipas liderit të LKSH-së, janë mbrojtur në mënyrë perfekte duke i  hedhur poshtë si të pa baza të gjitha akuzat e ngritura nga gjykata serbe në Beograd, dhe njëherësh duke u ofruar dhe shpalosur fakte dhe argumenteve të pakontestueshme për pafajësinë e tyre.
Rexhepi, theksoi edhe se pala mbrojtëse deri më tani ka hedhur poshtë si të pa baza të gjitha akuzat e ngritura nga gjykata serbe në Beograd, duke u ofruar dhe shpalosur fakte dhe argumenteve të pakontestueshme për pafajësinë e të rinjve shqiptarë, të cilat u janë dorëzuar Gjykatës së Beogradit për pafajësinë e tyre.
Nga ana tjetër edhe popullata shqiptare e Luginës përmes protestave të shumta ka shprehur mllefin e tyre, ndaj aksioneve spektakulare të forcave serbe të sigurisë, me ç`rast u patën kidnapuar nëntë shqiptarët e komunës së Preshevës.
Në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime Lufte në Beograd ndaj nëntë shqiptarëve të Preshevës, vërehet shqetësim dhe tensionim i gjendjes së popullatës së gjerë të Luginë së Preshevës, derisa pritet shqyrtimi i vendimit për dënim, apo lirimin e tyre në mungesë të fakteve për dënimin drakonik prej 101 vjet heqje lirie.
Nëntë të akuzuarit për këtë rast të ashtuquajtur si “Grupi i Gjilanit” janë arrestuan më 26 dhjetor të vitit 2008, në shtëpitë e tyre në Preshevë nga njësitet speciale serbe, të akuzuar nga Gjykata për Krime Lufte në Beograd, për krime lufte, kinse të kryera ndaj serbëve, romëve dhe ndaj ndonjë shqiptari luajal (spiun), gjatë periudhës kohore, mesi i qershorit dhe fundi i tetorit të vitit 1999, sipas tyre krime këto të kryera në qytetin e Gjilanit dhe rrethinën e tij.
Ndaj, sipas përfaqësuesve politikë shqiptarë të Luginës, mosgatishmëria e Beogradit zyrtar për qasje serioze të problemeve të pazgjidhura në Luginën e Preshevës, vazhdon të manifestohet me militarizimin e sërishëm të rajonit, uljen e investimeve, moshapjen e vendeve të reja të punës, ngritjen e shkallës së varfërisë dhe mirëqenies sociale, moskompensimin e dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura, moskrijimi i kushteve për kthimin e papenguar të të zhvendosurve, burgosja dhe përndjekja e ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së në këto hapësira, që janë shkaktarët kryesorë të këtyre tensioneve, e që paraqesin rrezik permanent për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Të gjitha, sipas tyre këto bëhen me qëllim të bllokimit të reformave demokratike, të cilat pak kanë shënuar progres, që nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizim, (e quajtur si marrëveshje e paqes) nga përfaqësuesit e UÇPMB-së dhe nga përfaqësuesit e NATO-s, që është realizuar nga UÇPMB-ja, por kjo marrëveshje nuk ka ndodhur reciprokisht edhe me forcat ushtarake dhe policore serbe, të cilat janë të përafërta me forcat që ka pasur Serbia në vitin 1999, dhe se në këtë rajon ende ekzistojnë pjesëtarë të këtyre forcave që kanë vepruar në Kosovë, dhe që kanë marrë pjesë në keqtrajtimet e shumta të shqiptarëve, gjatë periudhës 1999-2001.
Metali Krasniqi
SHPËRNDAJE