Te nderuar bashkatdhetare,

Ne daten 13 maj organizohet per here te pare ne Zvicer Olympiada e Baletit  ne sallen sportive “La Riveraine” të Neuchâtelit, me pjesëmarrjen e grupeve te krijuara nga te gjitha shkollat 9-vjeçare te kantonit. Ky eveniment, qe tashme zhvillohet me sukses te madh ne gjithe Italine qe prej 12 vjetesh, eshte krijuar nga balerini i njohur shqiptar i karrjeres nderkombetare, Enkel Zhuti, i cili do te marre pjese personalisht ne këtë premierë per Zvicren, pionier i se ciles do te jete Kantoni i Neuchâtelit.

Per kete premiere, ku jane regjistruar tashme 220 nxenes nga te gjitha shkollat e kantonit ne 12 grupe, e te cilet do te konkurojne per fituesin e kupes 2012, do te kemi te ftuar nderi Kryetarin e Akademise se Shkencave te Shqiperise, Z.Gudar Beqiraj, Gazetaren e njohur te BBC, zonjen Mirela Manaj si dhe nje juri nderkombetare te ardhur nga Londra e Milano. Kënga e hapjes së Olympiades se Baletit, kushtuar Neuchâtelit, si pionier i pare i ketij aktiviteti, është krijuar nga kompozitori i njohur shqiptar Edmond Zhulali dhe do te kendohet per here te parë nga rock stari me i ri shqiptar Dilan Reka.

Afishja eshte punuar me mjeshteri nga Premtim Hajdari, gje qe i jep vulen e nje produksioni shqiptar ketij aktiviteti te rendesishem kulturoro-sportiv të kantonit tone.

Aktiviteti drejtohet nga animatori i njohur neuchâtelas David Haeberli nen drejtimin artistik te Edlira Dedja Bytyqit.

Per me shume informacion, konsultoni faqen Facebook “Comité Olympiades“.

Jeni te ftuar te vini me gjithe femijet tuaj ne kete manifestacion artistik, sportiv e festiv, duke ju siguruar se do te perjetoni mbresa te medha si dhe krenari per artistet e krijuesit tuaj.

Edlira Dedja Bytyqi
Présidente de l’association des Olympiades de danse.

SHPËRNDAJE