Legjenda amerikane në not, Michael Phelps, i ka dhënë fund karrierës profesioniste, pasi shkruajti histori në sportin e ujit dhe në lojërat olimpike verore. Ai nga mori pjesë në katër olimpiada, derisa theu rekordin me 22 medalje të fituara.

Mbreti i Olimpiadave, Legjenda e Notit, Rekordmeni i Paarritshëm, janë vetëm disa nga epitete që i ka marrë sportisti me më së shumti medalje në Lojërat Olimpike.
Michael Phelps, rrëmbeu medaljen e 18-të, të artë olimpike dhe të 22-ten në përgjithësi në stafetën 4×100 metra dhe kjo do të jetë medalja e tij e fundit, pasi edhe pse vetëm, 27-vjeçar, ai shpalli tërheqjen e tij nga noti.
Phelps nga 22 medalje olimpike, përveç 18 të arit, nga dy herë fitoi medaljen e argjendtë dhe të bronztë.

Gjatë deklaratës në një konferencë shtypi, kur e bëri të ditur edhe zyrtarisht mbylljen e karrierës, Phelps u shpreh: “Është e vështirë të gjej fjalë për të përshkruar atë që ndiej tani, por mund të them se e përfundova karrierën time ashtu siç dëshiroja ta përfundoja”.
Phepls më pas ka vazhduar se ëndrra e tij tanimë është realizuar. “Edhe pse batica dhe zbatica të ndryshme gjatë karrierës sime, përsëri kam qenë në gjendje që ta mbyll atë në mënyrën siç ëndërroja. Kam arritur të bëj gjëra që askush tjetër nuk i ka arritur përpara meje dhe kjo ishte edhe një prej mënyrave më argëtuese për ta mbyllur, me një stafetë”.

Rekordmeni, Phelps e përmbylli aventurën e tij pas katër olimpiadave. Ai së pari u paraqit në Lojërat Olimpike të në Sidneit në vitin 2000, edhe pse ishte vetëm 15-vjeçar. Por shkëlqimi i tij erdhi katër vjet më vonë në Athinë kur fitoi gjashtë medalje të arta dhe dy bronzta, derisa kulminacionin e arriti në olimpiadën e Pekinit kur u stolis me tetë medalje të arta. Në Londër ai u paraqit në shtatë disiplina, nga ku fitoi katër medalje të arta dhe dy të argjendta.

SHPËRNDAJE