Shoqata e miqve të Insitutit Zvicëran të Studime Shqiptare (aA◊ISEAL) në bashkëpunim me Shoqatën e Shqiptarëve të Nyon-it, shoqatat kulturo-artistike : Ilirët, Teuta e Liria, Shoqatën Shiko, Grupin muzikor Guralumi, Teatrin «Kurora», Shoqata Ardhmëria, KF Dardania et Shoqatën e Studentëve të Universitetit të Lozanës AEAUL organizojnë një mbrëmje me rastin e 20 Vjetorit të themelimit të Eurobibus-it.
Më 27 janar nga ora 18h30 në kolegjin Béthusy në Lozanë (Aula de Béthusy).
Programin dhe hartën mund të konsultohen në faqen e ISEAL-it (www.iseal.ch). Duke parë angazhimin e madh të Shoqatave dhe personave që e organizojnë këtë mbrëmje sa të rëndësishme aq edhe simbolike, por edhe duke e parë punën madhështore të Zotit Victor Ruffy dhe të Fondacionit Eurobibus, ne me bindje ju dërgojmë një ftesë me shpresë që ta përcillni këtë mbrëmje.

SHPËRNDAJE