MBI 500 SHQIPTARË nga Lugina e Preshevës në protestën e sotme të „Vetevendosjes“

I ka deklaruar sot agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ aktivisti, njëherit deputeti në parlamentin e Republikë së Kosovës z.Liburn Aliu (nga Presheva). Sipas z.Aliu « si nga shumë troje etnike shqiptare edhe nga Lugina e Preshevës vërehet një pjesëmarje masovike e të rinjve, duke u solidarizuar me mijëra protestues të WW. Mund të them se mbi 500 shqiptarë ndoshta edhe më shumë janë nga Lugina e Preshevës në protestat e sotme të „Vetevendosjes“ në tek Dheu i Bardhë dhe Merdare.. »  

 

Dheu i Bradhë, 22 janar/AIK-Presheva Jonë

 

Nga ekipi i « Presheva jonë » te Dheu i Bardhë

 

Këtu tek Dheu i Bardhë, janë tubuar me mijëra e mijëra protesues, qytetarë dhe aktivstë të lëvizjes VV që synon “bllokimin e hyrjes së Serbisë në Kosovë”.  Portestuesit kë filluar në mënyrë paqësore në disa qendra të Kosovës, sidomos në ato kufitare  si tek Dheu i Bardhë, Merdare, Vermicë…”Për momentin portesta është duke shkuar mbarë dhe numri i masës , portesgtuesve janë kryesisht nga Kosova, por ka edhe nga viset tjera shqiptare që kanë ardhur të solidarizohen me objektivat tona dhe nga minuti në minut pjesëmarrja e tyre po rritet..” ka njoftuar deputeti i RK, njëherit aktivisti i VV z.Liburn Aliu për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë », duke shtuar se shumë pjesëmarrës të protestës ju janë nënshruar kontrollimeve të rrepta të policisë së Kosovës, cka gjatë grumbullimit ata po vonohen.

 

“Mbi 500 shqiptarë nga Lugina e Preshevës në protestën  e sotme të „Vetevendosjes“ i ka deklaruar në vazhdim agjenmcisë  „Presheva Jonë“ zyrtari i alrtë nga VV z.Liburn Aliu (nga Presheva). Sipas z.Aliu këta bashkëkombas janë kryesisht studentë, nxënës dhe shumë inetelektualë të cilët sot kanë ardhur nga Lugina dhe shumë syresh që tashmë janë vendali, me vite që ejtojnë dhe veprojnë  në Kosovë.

 

« Si nga shumë troje etnike shqiptare edhe nga Lugina e Preshevës vërhet një pjesëmarje masovike e të rinjve, duke u solidarizuar me mijëra protestues të VV. Mund të them se mbi 500 shqiptarë ndoshta edhe më shumë janë nga Lugina e Preshevës në protestat e sotme të „Vetevendosjes“ në tek Dheu i Bardhë dhe Merdare.. » i ka deklaruar sot agjenmcisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ aktivisti, njëherit deputeti në parlamentin e Republikë së Kosovës z.Liburn Aliu (nga Presheva). Sipas z.Aliu këta bashkëkombas janë kryesisht sutudentë, nxënës dhe shumë inetelektualë të cilët sot kanë ardhur nga Lugina dhe shumë syresh që janë me vite ketu në Kosovë.

 

Për ketë pjesëmarrje masovike  të tër injeve nga Lugina e Preshevës edhe ne vete u bindum, ku rrugës për te Dheu i Bardhë takuam shume të rinjë e të reja nga  Bujanoca dhe Presheva, por hasëm edhe në ata të cilët kishin ardhur edhe nga Medvegja. Agroni, Shabani nga Medvegja, Flamuri, Arbeni, Fazliu, Shpresa dhe Drita nga Presheva, Xhabiri, Albana dhe Mentori nga Bujanoci. Pra, këta  janë vetëm disa protestues nga qindra tjerë nga Kosova lindore të cilët sot kishin ardhur në këtë ditë kjameti, ftoft e dëborë nga Lugina këtu tek dheu i Bardhë për t’u solidarizuar me kërkesat e  VV. Protestuesit nga Lugina e Preshevcës i kanë deklaruar sot agjencisë sonë se pjesëmarrja e tyre në këtë protestë ka për qëllim të solidaritetit dhe se « ne si pjesë e këtij kombi kemi gjenë githnjë prezent në cdo protestë të organizuar nga cilido qoftë subjekt politik shqiptarenë Kosovë, madje edhe në luftë kemi qënë dhe do të jemi pranë tyre gjithmonë për të mirë të kombit.»

Burimet nga VV kanë njoftuar agjencinë tonë se janë ndaluar dhe kthyer për në Morinë dy autobusë me aktivistë e mbështetës nga Shqipëria me pretekstin se vozitësit e autobusëve nuk kanë certifikatë mjekësore. Me këtë rast janë arrestuar tre persona: Elvis Hoxha, Boiken Abazi dhe Ermir Harulla”, thuhet në komunikatën për media të kësaj Lëvizjeje.

“Ne i bëjmë thirrje policisë që të mos na bllokojnë neve dhe protestën tonë paqësore në mbrojtje të Republikës”, apelon deputeti Liburn Ali nga  Lëvizja Vetëvendosje!


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni