PRISHTINË: U protestua kundër ekstradimit të SH.N.në Serbi

Zyrtarët nga ambasada zvicerane i kanë deklaruar agjencisë « Pesheva Jonë » se « protesta eshte zhvilluar në mënyre të qetë dhe mesazhet  e tyre do t’i përcillen e Bernës zyrtare.. »

 

Prishtinë, 28 dhjetor/AIK-Presheva Jonë

Kushtrim MALIQI

Ashtu siq ishte paralajmëruar, sot para ambasadës zvicerane në kryeqytetin e  Republikës së Kosovës në Pristinë ishin tubuar shumë persona, kryesisht shqiptarë nga Presheva, Bujanoca dhe Medvegja që jetojnë në  Prishtinë, Gjilan e gjetiu…Zyrtarët nga ambasdaa zvicerane i kanë deklaruar agjencisë « Pesheva Jonë » se « protesta është zhvilluar në mënyre të qetë dhe mesazhet  e tyre do t’i përcillen e Bernës zyrtare.. ».

Protestët e sotme e hapi z.Sejdullah Kadriu, kryetar i shoqatës “VATRA” Në mesin e shumë protestuesve nuk u pa asnjë lider pos Ragmi Mustafës , kryetar i komunës së Preshevës, Rexhep Abazi nga Medvegja, Naser Pajaziti, nga kuvendi, në mesin e protestuesve po ashtu ishte deputeti kosovar nga Presheva z.Liburn Aliu, pastaj profesori Ibrahim Kadriu, familjarë të Shemsiut, përfaqësues nga OVL  si dhe prindër të ish-luftëtarëve të UCPMB-së. Edhe interesimi i mediave ishte i madh ku pos medive lokale të Kosovës ishte edhe Top  Channel nga Tirana, kurse nga Lugina vetëm agjencia informative “”Presheva Jonë”, TvP dhe Medvegja e re (fotot) . Protestuesit e sotëm e organizuar nga   shoqata « Vatra » ne bashkëpunim me OVL të UCPMB-së, pos brohoritjeve « Berna duhet të jetë e arsyeshme, t’mos dërgoj qytetarin e Kosovës në Serbi », « jo, jo Shemsiun në Serbi », « Zvicra  të heq dorë nga proceset e montuara politike serbe.. » ta në duar ata mbanin flamuj shqiptare dhe zvicerane si dhe afishe të cilat flitnin kundër ekstradimit të qytetarit kosovar Shemsi Nuhiut në Serbi.

Do theksuar se para kësaj proteste në Prishtinë, ditë më parë Bernës zyrtare ju është dorëzuar një  peticion i nënshkruar nga 5.200 personakryesisht, shqiptarë dhe të tjerë, në Zvicër, të cilët  janë kundër ekstradimin e tij në Serbi. Për ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Shemsi Nuhiut ka vendosur Gjykata Penale Federale në Bellinzona të Zvicrës.  Por kjo nuk është instanca e fundit e gjyqësisë në Zvicër, i kanë dekaruar burimet nga Berna agjencisë sonë. Ndërsa avokatët e Shemsi Nuhiut kanë parashtruar ankesë kundër këtij vendimi, me të cilin pas disa muajve do të merret edhe Gjykata Federale me seli në Lausanne, që është organi më e lartë e drejtësisë zvicerane.

Në fund do shtuar se protesta në fjalë sikur të mbahej javën e kaluar, dmth para sanskioneve të tarifave për qarkullim në kufrnt mes Kosovës deh serbisë sigurisht ky numër i protestuesve do të ishte dhjetë vish më i madh. Pra, mund të thuhet se kjo emabrde eshte reflektuar dhe në diskriminim  jo vetëm i lëvizjes së lirë, por edhe të shprehjes së lirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Prishtinë coftë dhe për të penguar një ekstadim të një shqiptari në Serbi. Numri i pjesëmarrësve sipas organizatorëve nuk ishte i kënaqshëm, edhe pa fajin e sanksioneve ndajl qytetarëve të Luginës, kur dihet se vetëm në Prishtinë sot studiojnë rreth 500 studentë apo vetem në Fushë Kosovë mbi 700 shqiptarë (dy hapa nga ambasada zvcierane) nga Lugina e Preshevës e mos të flasim sa janë në tërë Kosovën ?!


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni