Mbahet seanca e dytë e Këshillit komunal të komunës së Bujanocit

Shaip Kamberi: “Në kuadër të programit të punës së Këshillit komunal të komunës së Bujanocit që është aprovuar në seancën e parë, në këtë përbërje të re të zgjeruar ishte paraparë që të aprovohen raportet e punës të tetë departamenteve të administratës komunale dhe ashtu siç e pat dhe sot Këshilli komunal të gjithë raportet dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia që nga të gjithë këto, tetë raportet të krijohet një raport unik i administratës komunale në Bujanoc të cilin kryeshefi i administratës komunale z.Farush Islami, do ta paraqes para Kuvendit Komunal”

Shkruan: Valon BEGZADI

Bujanoc,  3 shkurt/ AIK-Presheva Jonë

     Në sallën e Asamblesë komunale të Bujanocit sot është zhvilluar séance e dytë me radhë për këtë vit e Këshillit komunal të komunës së Bujanocit të udhëhequr nga kryetari i komunës Shaip Kamberit. Në seancën e Këshillit komunal të komunës së Bujanocit të mbajtur sot (dje) me 03 shkurt 2011, në ambientet e Kuvendit, janë raportuar dhe aprovuar raportet e punës të Vitit 2010 të tetë departamenteve të Administratës komunale, që më pastaj sipas prefektit Kamberi do të krijohet një raport unik të administratës komunale në Bujanoc.

     Në këtë séance ishin 11 pika të rendit të ditës për shqyrtim dhe aprovim ndërsa tetë pikat e para ishin raportet e tetë departamenteve të administratës komunal siç janë Drejtorati për administratë të përgjithshme, Drejtorati për financa, Drejtorati për urbanizëm çështje pronësore juridike komunale banesore veprimtari ndërtimore dhe mbrojtje të mjedisit jetësorë, Drejtoratit për administratës  tatimore lokale, Drejtorati për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore, Drejtorati për punë të inspekcionit, Drejtoratit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik lokal dhe Avokatura Publike komunale, ku secili kryeshef i këtij departamenti raportuan për punën një vjeçare të vitit të kaluar dhe të gjitha janë aprovuar nga këshilltarët e pranishëm.
Kyretari Kamberi theksoi se në këtë mënyrë do të bëhet një raport unik në mënyre që kryeshefi i administratës komunale Farush Islami, të raportoi në Kuvendin komunal.

     Shaip Kamberi: “Në kuadër të programit të punës së Këshillit komunal të komunës së Bujanocit që është aprovuar në seancën e parë, në këtë përbërje të re të zgjeruar ishte paraparë që të aprovohen raportet e punës të tetë departamenteve të administratës komunale dhe ashtu siç e pat dhe sot Këshilli komunal të gjithë raportet dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia që nga të gjithë këto, tetë raportet të krijohet një raport unik i administratës komunale në Bujanoc të cilin kryeshefi i administratës komunale z.Farush Islami, do ta paraqes para Kuvendit Komunal”.

     Gjithashtu është miratuar edhe propozim aktvendimi mbi formimin e Komisionit profesional për hartimin e programit vjetor mbi mbrojtjen, rregullimin dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore për vitin 2011 si dhe dhënien e mendimit po të këtij komisioni dhe pika e fundit ishte kërkesa e Shoqatës rome në Bujanoc për ndihëm financiare ku Këshilli komunal iu përgjigj pozitivisht dhe i ndan një shumë prej 800 mijë dinarë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni