SËRISH PROBLEME ME BUJANOCIN, KESAJ RADHE ME “GRANIMIN” ?!..Këshilltarja e asamblesë komunale të Bujanocit, Adelina Bruçaj, nuk fajësoi kryetaren e Kongresit, por e shfajësoi atë duke ua hedhur fajin nikoqirëve në Preshevë, që nuk u kanë bërë ftesë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”
Bujanoc, 2 shtator
Kongresi i Tretë i Grave Mbarëshqiptare, mbajt u mbajt ashtu siq u mbajtë,  dy ditë radhazi në Preshevë, e që pati për qëllim takimin e grave shqiptare nga të gjitha trojet etnike, ka anashkaluar gratë e komunës së Bujanocit, duke mos i  ftuar të marrin pjesë në këtë Kongres, me ç`rast për këtë veprim fajësohen nikoqirët.
“Rrjeti Global i Gruas Shqiptare” në Kongresin e mbajtur në Preshevë, i cili zgjati dy ditë radhazi e që kishte për qëllim t`i bashkojë femrat mbarëshqiptare, si dhe të Luginës  së Preshevës, për të diskutuar dhe për të marrë vendime për problemet me të cilat po përballet popullata shqiptare e këtij rajoni, ka lënë jashtë Kongresit gratë e komunës së Bujanocit, duke mos i ftuar për pjesëmarrje në këtë Kongrees me rëndësi Kombëtare.
Kryetarja e Rrjetit Global i Gruas Shqiptare, Linda Rragami, gjatë vizitës që i bëri të shtunën mbrëma, komunës së Bujanocit, ka kërkuar falje për mosftesën e tyre, para kryetares së Forumit të gruas të Partisë Demokratike, Adelina Bruçaj, njëherësh dhe këshilltare e asamblesë komunale të Bujanocit, me ç`rast Bruçaj, nuk fajësoi kryetaren e Kongresit, por e shfajësoi atë duke ua hedhur fajin nikoqirëve në Preshevë, që nuk u kanë bërë ftesë.
“Për këtë kërkojë ndjesë, ka ndodhë një problem teknikë që gratë e komunës së Bujanocit nuk morën pjesë, por nuk ka qenë i qëllimshëm”, është shprehur, Linda Rragami, por njëkohësisht ka ndërhyrë Adelina Bruçaj-Hasani, duke e shfajësuar kryetaren e Kongresit, Rragami, ndërsa duke fajësuar me këtë rast organizatoret e këtij Kongresi nga Presheva.
“Komuna e Bujanocit është anashkaluar, mirëpo fajtor kryesor është komuna e Preshevës që nuk na ka bërë ftesën”, theksoi Bruçaj, duke shtuar se “kur themi Kongres mbarëkombëtar, do të thotë është gjithëpërfshirës, atëherë duhet të marrin pjesë të gjithë shqiptarët”.
Kryetarja e Rrjetit Global i Gruas Shqiptare, gjatë vizitës në Bujanoc, u zotua se bashkëpunimi në të ardhmen me gratë e Bujanocit do të ndodhë dhe do të vazhdojë të bashkëpunoj me to në të ardhmen. Ky ishte Kongresi i tretë i gruas shqiptare mbarëkombëtare në Luginën e Preshevës, në të cilin Kongres u miratuan disa konkluzione në fusha të ndryshme, e veçmas rreth zhvillimit ekonomik të rajonit, ku sipas Linda Rragamit, kriza ekonomike është ajo që po ndikon me të madhe në spastrimin etnik dhe shpërnguljen e popullatës shqiptare nga Lugina e Preshevës.
Kryetarja e Rrjetit Global i Gruas Shqiptare, Linda Rragami, theksoi se të drejtat e shqiptarëve të Luginës duhet shikuar me të drejtat e serbëve në Kosovë, dhe se duhet të investohet në këtë rajon, që të krijohen kushtet ekonomike që shqiptarët e këtij rajoni mos t`i lëshojnë vatrat e tyre.
Metali Krasniqi
SHPËRNDAJE