Nën organizimin e komunës së Preshevës dhe Bujanocit si dhe KKSH sot  (22 qershor- e premte)  në ora 11 të lokalet e Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë mbahet Akademi përkujtimore kushtuar 100-vjetorit të lindjes se patriotit dhe veprimtarit të shquar shqiptarë, kanë njoftuar organizatorët agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

Organizatoër e kesaj akademie përkujtimore me karkter historik dhe kulturor i kane dekalruar agjencisë informative  « Presheva Jonë » se janë ftuar  intelektualë, historianë  e mysafirë të shumtë si nga vendi ashtu edhe nga Prishtina, Shkupi, Tirana etj. Në mesin tyre janë edhe Rexhep Bunjaku shoku i tij më ngusht i  burgut, pastaj Vehbi Xhemajli dhe Mr.Qerim Lita, historian nga Tetova si dhe Hasan Emërrllahu, gazetar dhe krijues, njohës i mirë i jetës dhe verpimtarisë së Shaip Mustafës.

Fjalën e rastit dhe hepjent e kesaj akademie do ta bëjnë profesori Abdurrahman Zylfiu, drejtor i QA « Skenderbe ». Në ketë akademi do të marrin pjesë edhe dy kryetarët të komunave shqiptare (Preshevë e Bujanoc) Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi,  Galip Beqiri nga KKSH si dhe lider të partive tjera simotar politike nga Lugina e Preshevës.

 

KUSH ESHTE SHAIP MUSTAFA ?

(12 qershor 1912-1964)

Shaip Mustafa lindi më 12 qershor 1912, në fshatin Bukurocë të Preshevës, nga babai Ibrahim-Mulla Hima dhe nëna Hatixhe Mësimin fillor e kreu në Preshevë, në gjuhën serbe, të mesmen në Medresenë “Isa Beg” në Shkup, ndërsa Fakultetin e Drejtësisë në Beograd, më 1940. Ishte anëtar i organizatës “Besa” nga viti 1935, kurse gjatë viteve 1938-1941, ishte sekretar i organizatës së PKJ-së të Preshevës.

Në vitin 1941 organizon demonstratat e njohura të Shqiptarëve në Shkup, të cilat karakterizohen me kërkesën që Shkupi, Kumanova, Presheva, Gjilani, Kaçaniku dhe viset tjera shqiptare të okupuara nga Bullgaria të bashkohen me Shqipërinë. Por, organet e pushtetit bullgar e arrestojnë dhe e internojnë në Bullgari, pastaj e burgosin dhe më pastaj e çojnë në një burg shtëpiak, ku qëndron 6 muaj. Por organizata shqiptare “Besa” në krye me Abdullah Saqipin-Presheva, më vonë  avokat në Shkup, mblodhi një shumë parash dhe e shpëtuan nga burgu bullgar.
Pas lirimit nga burgu, Shaipi bashkë me Jahja Osmanin, kthehen në vendlindje dhe pastaj shkojnë  në Tiranë ku u pritën  nga kryetari i Qeverisë së Shqipërisë së asaj kohe, z. Mustafa Kruja.
Në vitin 1943 erdhi në konflikt me Svetozar Vukmanoviq – Tempon për shkak të statusit të ardhshëm të Kosovës e viseve tjera shqiptare. Pas lufte u zgjodh kryetar i Qarkut të Prishtinës, ku qëndron deri në nëntor të vitit 1947.
Më 15 qershor të vitit 1948, pushteti i ri jugosllav, ngrit aktpadinë kundër tij në Gjyqin e Rrethit në Prishtinë dhe në gusht të vitit 1948 ia shqiptojnë dënimin me vdekje, pastaj merr burgim të përjetshëm. Pas ankesës që e bënë Shaipi, dënimin ia zbresin në 20 vjet dhe atë e vuan në burgun e Nishit, plot 14,5 vjet.

SHPËRNDAJE