Maturantët e "Skenderbeu"-t kurorëzojnë punën e tyre katërvjecare me dorëzimin e punimit të Diplomës

Ndërsa drejtori Abdurrahman Zylfiu vë theksin më tepër tek provimet që do ti nënshtrohen maturantët, mbrëmja e maturës që do të mbahet 7 qershor si dhe eskursionin 6 ditor që kaluan maturantët në Shqipëri.

Presheve, 2 qershor / AIK-Presheva Jonë

Përzgjedhja e temës për punim diplome ishte lënda që kanë dëshiruar ata, dhe në mënyrë më të rregullt ashtu siç është paraparë po vazhdon dorëzimi i tyre. Sekratari i shkollës, Agim Ferati thotë se për çdo maturant duhet ti ketë gati dokumentacionet e nevojshme për dorëzimin e punimit ashtu siç parashikon ligji. Ndërsa drejtori Abdurrahman Zylfiu vë theksin më tepër tek provimet që do ti nënshtrohen maturantët, mbrëmja e maturës që do të mbahet 7 qershor si dhe eskursionin 6 ditor që kaluan maturantët në Shqipëri. Ndërsa ditën e nesërme maturantët do ti nënshtrohen provimit në gjuhën shqipe dhe më 6 qershor në lëndën e matematikës. Sipas drejtorit të gjimnazit mbrojtja e temës së diplomës nga maturantët do të bëhet prej datës 9 –13 qershor (TVP)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni