Ditë solemne me përlotë emocione , herë buzëqeshje e herë pikëllim kështu karakterizohej dita e djeshme në Preshevë , ku  Maturantët e gjimnazit Skënderbeu dhe shkollës së mesme teknike Presheva festuan mbrëmjen e maturës.

Rrugët të mbushura me njerëz , kryesisht familjarë të cilët kishin dalur për ti parë të afërmit e tyre në këtë manifestim. Por këtë vit maturantët nuk defiluan , rrugët ishin të hapura dhe defilimi nga disa bëhej vetëm me vetura.

Prindërit të kënaqur që fëmijët e tyre u rritën e mbaruan një cikël arsimimi , e nxënësit sa të gëzuar aq dhe të përmalluar pasi kjo do ishte nata e fundit ku ata do të festonin bashkërisht .Por prapë ditë solemne maturantët të veshur mirë me garderob dhe stile moderne,  secili apo secila luk të ndryshëm që në këtë natë të duken sa më mirë. Oborri i shkollës ishte vendi ku më së shumti bëheshin fotografitë , me klasën ,familjarët shokët e shoqet.

E pas kësaj  ceremonie të gjithë  të organizuar janë nisur drejt restoranteve ku aty së bashku do të festonin.

Pas disa orësh ekipi ynë ka vizituar fillimisht restorantin Romansa ku aty festonin shkolla e mesme teknike Presheva .

Drejtori i këtij institucioni Talat Arifi i ka thënë RTP se këtë vitë shkolla e tij  ka pas njërën ndër gjeneratat më të mira.

 

Edhe nxënësit gjatë kësaj mbrëmje e kanë shijuar atmosferën festive ,por derisa kanë festuar  herë pas herë kanë thënë  po ndahemi , suksese, 4 vite shkuan shpejtë ishin fjalët e tyre.

Kuptohet se emocionet të mëdha në atë mbrëmje ishin të kujdestarëve të cilët 4 vite i kanë kaluar me këta nxënës. Në këtë gjeneratë nxënësja më e mirë ishte zgjedhur Erzana Kamberi e cila thotë se këtë sukses e ka arrit falë profesorëve.

Në anën tjetër krenar për këtë sukses të Erzanës dhe tërë klasës është krenar është edhe kujdestari i Selami Mustafa i cili ka uruar nxënësit që të vazhdojnë këtë rrugë të suksesit.

E për suksesin e Erzanës janë krenuar edhe shokët dhe shoqet e saja.Ekipi ynë po ashtu ka përcjellë atmosferën edhe  në restorantin Standart Nexha ku aty po festonin gjimnazi Skënderbeu.

Edhe aty atmosfera ka qenë me emocione të shumta.

Ndërsa drejtori Abdurrahman Zulfiu i ka uruar suksese të gjithë maturantëve.Edhe kjo mbrëmje ka mbaruar dhe maturantët tani do të kenë obligime të tjera , si mbrojtja e temës  dhe më pas regjistrimi nëpër fakultete. Mbrëmja e maturës sipas informacioneve që kemi marrë mbrëmë është realizuar pas asnjë ekses ku edhe nxënësit iu kanë përmbajtur thirrjeve të drejtorëve pas  mbrëmjes të shkojnë nëpër shtëpi , në mënyrë kjo mbrëmje të mos pësoj me ndonjë shije të hidhur (KosovaLindore)


SHPËRNDAJE