Matoshi: Pse duhet ta votoni LDK’në, e t’i thoni jo klanit “Pronto”

halllalaaqAnalisti Halil Matoshi ka dalë me një qëndrim ku ka dhënë arsyet se pse Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të votohet ndërsa Partia Demokratike e Kosovës duhet të shkojë në opozitë.

Më poshtë mund të lexoni disa fragmente nga një kolumne e Matoshit.

“LDK-ja nuk i ka persekutuar kundërshtarët politikë.- LDK-ja është parti e cila ka vuajtur më së shumti dëmin e përplasjeve politike në luftën për pushtet dhe logjikat përjashtuese gjatë dhe pas luftës së Kosovës” ka shkruar Matoshi.

“Dhjeta aktivistë të saj janë vrarë, përfshirë edhe njerëz me profil të qartë demokratik dhe me ndikim në rrjedhat shoqërore e me integritet moral e intelektual, si Xhemajl Mustafa. Dhjetëra të tjerë janë plagosur, persekutuar e ndjekur vetëm pse ishin të vendosur në të bërit oponencë politike ndaj të të ashtuquajturit “krah lufte” që po konturohej në PDK. Këto ekzekutime politike asnjëherë nuk ka pasur vullnet politik nga lidershipi i PDK-së që të zbardhen, duke mos i dhënë shpirt hetuesisë, që të sqarohet e kaluara për të hyrë në një fazë të re të shtetndërtimit” ka shtuar ai.

Sipas tij, aseti i LDK-së është sjellja qytetare, ata nuk kanë vrarë dhe nuk kanë persekutuar qytetarët e tjerë për shkak të bindjeve të tyre politike.

“Kjo parti së këndejmi e ka në pronësi të saj resursin e një force politike paqësore, jo hakmarrëse, dhe deri në një shkallë solide institucionaliste, ndonëse ka pasur individë edhe brenda saj që kanë abuzuar pushtetin” ka shtuar Matoshi.

Analisti Matoshi ka thënë se qytetarët duhet ti thonë jo Klanit Pronto.

“Prandaj vota për LDK-në më 8 qershor është paralajmërim se Republika e Kosovës ka edhe traditat e saj humaniste, edhe emër të mirë, sepse ka gra e burra të mirë dhe mbi të gjitha qytetarë të edukuar, të cilët do t’i thonë jo klanit “Pronto.”” ka theksuar ai ndër te tjera.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni