Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka pritur sot kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi, dhe kryetarin e Komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa, me të cilët ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje rreth përcaktimit të kuatotës së studentëve nga Lugina e Preshevës për regjistrim në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Prizrenit,njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

Ministri Buja ua ka rikujtuar krerëve të Luginës së Preshevës se sistemimi i studentëve të kësaj ane përbën një çështje për të cilën Ministria e Arsimit angazhohet në vazhdimësi dhe se propozim-lista me kuotat e studentëve për pranim në këtë vit akademik do të shqyrtohet seriozisht.

“Do të bëjmë më të mirën në këtë drejtim. Probleme kemi me drejtimet e shëndetësisë, arkitekturën dhe Fakultetin e Arteve, duke qenë se këto degë pranojnë numër të kufizuar të studentëve”, është shprehur ministri Buja.

Ministri Buja, po ashtu foli edhe për të gjitha zhvillimet e tjera në fushën e arsimit, në veçanti arsimin e lartë në Kosovë dhe angazhimet e Ministrisë së Arsimit për avancimin e tërë procesit arsimor në vend, si dhe procesin njohjes së diplomave.

SHPËRNDAJE