Raporti, nuk mund të thuhet se është proserb, sepse në rekomandimet tona ju themi edhe serbëve që të përmbushin detyrimet e tyre…

 

Në një intervistë ekskluzive dhene për gazetën shqiptaro-zvicerane “Bota sot”, senatori zviceran njeherit raportues i Këshillit të Evropian Dik Marty flet për qëllimin dhe përmbajtjen e raportit të tij, si dhe për qëndrimin e tij ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.   

Prishtine 28 janar / AIK-Presheva Jone

Ne kete interviste te pare per nje gazete shqipe, se përse në raportin e tij nuk e ka përshirë edhe faktin e mijëra viktimave të shqiptarëve që edhe sot e kësaj dite gjendet të zhdukur apo eshtrat e tyre gjenden në varrezat masive në Serbi, Marty përgjigjet per “Bota sot” se ai nuk  ka qenë i ngarkuar që të hartojë raport për gjithë situatën në Kosovë.

 

“Detyra ime ishte e kufizuar në deklarimet e bëra në librin e zonjës Del Ponte. Dhe nëse ju shihni titullin e raportit, ishte ky misioni im. Dua t’ju njoftoj se për Kosovën janë bërë prej kolegëve të mi një sërë raportesh, por raporti im specifik merrej me këtë tip akuzash. Kështu pra, detyra ime ishte shumë, shumë e kufizuar..”  ka deklaruar senatori zviceran ne “Bota sot” duke shtuar se nëse lexohet raporti, nuk mund të thuhet se është proserb, sepse në rekomandimet tona ju themi edhe serbëve që të përmbushin detyrimet e tyre…”

 

I pyetur, se përse serbët nuk ua kanë dëgjuar rekomandimet e tij kur dihet se krimineli Mlladiçi gjendet i mbrojtur në Serbi, Marty u përgjigj shkurt: “Nëse ju më jepni adresën do të jem i pari që do të shkoj për ta gjetur!

SHPËRNDAJE