Marty nuk dëshmon në rastin “Medicus”

Ish-senatori zviceran, Dick Marty, nuk do të dëshmojë sot në rastin “Medicus”, edhe pse atij i ishte bërë ftesa muaj më parë nga trupi gjykuese i këtij rasti.

Gjykata nuk ka dhënë sqarim pse senatori zviceran nuk ka ardhur e as pse nuk do ta japë dëshminë as përmes video-linkut.

Marty u thirr si dëshmitar në rastin “Medicus”, pas kërkesës se prokurorit Jonathan Ratel, i cili pati thënë se “Unë i kam të gjitha arsyet që të besoj se Marty ka në dorë evidencën për këtë rast”. Por, Ratel sot ka thënë se Marty mund të dëshmojë në muajin shtator, raporton KTV-ja.

Mbrojtja ka kundërshtuar dëshminë e Dick Martyt, pasi, sipas tyre, senatori zviceran kishte lëshuar një deklaratë politike, me të cilën sulmoi tërë Kosovën dhe shqiptarët, duke u bazuar vetëm në thashetheme. Për më tepër dëshmia e Martyt do t’ia ndërronte tërësisht natyrën këtij gjykimi nga penal në atë politik. /Telegrafi/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni