Martesë në pranverë për Jolie dhe Pitt?

Prej kohës kur ata janë partnerë, në media flitet për një martesë të mundshme të tyre. E në vazhdën e këtyre lajmeve, “Daily Mail” edhe një herë tjetër raporton për martesën e një ndër çifteve më të famshëm të Hollywood-it.

“Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të lidhin kurorë këtë pranverë”, raporton tabloidi. E nëse ndodh kështu, atëhere çifti finalizon në martesë raportin që zgjat prej 7 vjetësh e ndërkaq ata kanë sjellë në jetë 3 fëmijë dhe 3 të tjerë i kanë adoptuar.

Por jo vetëm kaq, së fundmi ka nisur të përflitet për shtatzëni tjetër të aktores, madje mediat kanë raportuar se Jolie është në pritje të binjakëve. Sa i takon martesës, “Daily Mail” raporton se çifti ka vendosur të shkojë drejt altarit këtë pranverë dhe nuk ka për të qenë një ndër ceremonitë madhështore të të famshmëve, por do të jetë një ceremoni me praninë e familjarëve të çiftit dhe miqve të tyre më të ngushtë.

Tani mbetet të shihet nëse çifti vërtet ka menduar të kurorëzojë me martesë raportin e tyre apo ky është veçse spekulimi i radhës i mediave rozë dhe asgjë më shumë se kaq.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni