Marrin flakë pishat e malit në Corroticë të Preshevës

Sipas z.Hetemi kryetari i BL Corroticë “deri tani janë mëntuar mbi 40  hektar sipërfaqe të pishave të fshatit të cila drunjë të mbetur “shpëtimin”e fundit e kanë fabrikën e letrës në Mlladenovac”.

Corroticë 17 korrik/AIK Presheva Jonë

Ka disa javë që kur temperatuar e verës kanë arritur kulminacionin megithëse dhezja e maleve të shtrira për rrethë fshatit  Corroticë të Preshevës kësaj rradhe nuk ka të bëjë me temperaturat e larta por me njerëz me kulturë të ulët dhe të papërgjegjshëm. Sot në vendin e ngjarjes u  gjend ekipi i AIK Presheva Jonë ku u bind me rrezigjet e marrjes  në flakë të këtyre pishave ku pos fshtarëve edhe kryetari i BL Corroticë shprehu keqardhjen për pasojat që mund të rrjedhin.

Kryetari i bashkësisë lokale Corroticë z.Shemsi Hetemi i deklaroi agjencisë sonë Presheva Jonë se “Kjo është hera e tretë gjatë kësaj jave  që paraqiten ndezje të tilla në fshatin tonë ku po rrezikohet jo vetëm pasuria natyrore por edhe pronat private por qka është më e rëndësishme jetrat  e njerëzve. Ne disa herë kemi dal i tërë fshati ta ndalim zjarrin,madje edhe duke kërkuar ndihme nga zjarrëfiksit e qytetit të cilët kanë arritur vetëm kur zjarri është fikur”.

Sipas z.Hetemi,deri në këto momente janë dhezur 40 hektarë sipërfaqe të pyllëzuara me pisha.
Burimet tona kanë njoftuar agjencinë tonë se kjo dukuri e ndezjes së pishave të fshatit bëhet qëllimishtë nga persona që dihen për afërsishtë nga organet kompetente. Konktretishtë fjala është se këtë dëme bëhen për përfitime materiale ku drunjët e pishave nga flaka përfundojnë në fabrikën e letrës në Mlladenovac. Organet kompetente të fshatit Corroticë thonë se kemi kërkuar ndihme nga policia dhe nga pushtetarët që të bëjnë c`mos që të zbulohen dhe kapen zjarrëvënësit dhe të japin përgjegjësi para drejtësisë.
Me këtë do të ruhet jo vetëm mushkrit dhe bukuria e fshatit por edhe do të ndërpritej kontrabanda dhe biznesi me drunjët e pafajshëm të fshatit  Corroticë.

Kushtrim MALIQI


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni