Marrëzia e rradhës greke kundëdrejt shqiptarëve !

E qëlluan me plumb në kokë, therën me thikë djalin e tij 3-vjeçar dhe i hodhën në kanal!

Përballë një ngjarjeje të frikshme u gjetën banorët e një zonë, të cilët gjetën në kanal të vdekur një emigrant shqiptar dhe djalin e tij të masakruar me thikë.

Babai fatkeq emigrant ishte qëlluar me plumb në kokë. Ngjitur me trupin e tij, ishte i therur me thikë edhe trupi i djalit të tij 3-vjeçar,me një plagë të rëndë në qafë.

Kufomat u gjetën në një kanal në fshatin Plati të Kalamatës. Ka qenë një kalimtar grek, i cili ka parë një makinë në kanal dhe mendoi se ishte aksident. Menjëherë ka njoftuar policinë dhe ambulancën. Kur blutë greke kanë shkuar në vendin e ngjarjes, konstatuan se babai emigrant shqiptar ishte ekzekutuar me plumb në kokë, ndërsa djali i tij ishte therur me thikë.

Sipas banorëve të zonës, emigranti shqiptar jetonte vetëm në Plati të Kalamatës, ndërsa familja e tij jetonte në Shqipëri. Muajt e fundit, me liberalizimin e vizave, ai merrte në Greqi bashkëshorten dhe djalin e tij 3-vjeçar,ndërsa thuhet se ka edhe një djalë më të madh, i cili ka probleme shëndetësore de që jeton në Shqipëri.

Në zonë emigranti njihej me emrin Filip Mesai dhe të gjithë bëjnë fjalë për një njeri familjar, i rregullt dhe shumë punëtor.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni