Në limitet e skadimit të afatit të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën elektorale, mazhoranca dhe opozita kanë arritur konsensusin për një ndër reformat më të rëndësishme për vendin.

Mësohet se palët kanë rënë dakord për disa nga çështjet të cilat mbanin të bllokuar përmbylljen e Reformës Zgjedhore, siç janë riformatimi i KQZ-së, ankimimi dhe teknologjia e numërimit.

Për sa i përket çështjes së KQZ-së, duket se mazhoranca ka pranuar kërkesën e PS-së për riformatimin e plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjë që pritet të bëhet në muajin shtator, pas përfundimit të mandatit të komisionit aktual.

SHPËRNDAJE