Portieri Federico Marchetti nuk do të kalojë tek Juventus-i, që do të jetë i detyruar të vazhdojë të besojë tek dyshja Buffon-Storari, raportoi gjatë pasdites rrjeti informativ italian “Mediaset”.

Arsyeja kryesore lidhet me refuzimin e vetë Marchetti-t, i cili dëshiron të luajë si titullar dhe e di që tek bardhezinjtë ka një konkurrent shumë të fortë si Buffon.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me dëshirën e Juventus-it për të shitur Storari-n, ndërsa blerësi i vetëm i interesuar, Genoa, kërkon një huazim me të drejtë blerjeje.

Klubi i ardhshëm i Marchetti-t mund të jetë pikërisht Genoa, që po kërkon një zëvendësues për Eduardo-n, zhgënjyes deri në këtë fazë të sezonit.

SHPËRNDAJE