Diego Armando Maradona u shpreh të mërkurën se do i pëlqente të vazhdonte karrierën e tij si trajner në Kinë.

Ish-ylli i futbollit botëror i bëri këto deklarata për Reuters gjatë një vizite në vendin aziatik.

“Dua të punoj në Kinë. Dua të kontribuoj në zhvillimin e futbollit të moshave në Kinë”, theksoi argjentinasi.

51-vjeçari ishte trajner i Al Wasl në Emiratet e Bashkuara Arabe deri para disa javësh. Maradona u shkarkua nga drejtuesit e klubit arab “për arsye teknike”.

SHPËRNDAJE