Diego Armando Maradona hap një tjetër spirale polemikash në debatin e gjatë që vërtitet rreth enigmës se kush është futbollisti më i mirë në planet.

Në një intervistë dhënë për “Canal 9”, ish sulmuesi argjentinas shprehet se nuk ka asnjë dyshim në lidhje me këtë pyetje. “Cristiano Ronaldo nuk mund ta arrijë asnjëherë nivelin e Lionel Messit. Nuk do të më dëgjoni kurrë të kritikoj Messin sepse kur shënon ai ulëret nga gëzimi, ndërsa Ronaldo sillet sikur bën një fushatë publicitare për të shitur shampo”, thumbon “El Pibe D’Oro”.

Në fund ai nuk harron të përfshijë në këtë debat edhe ish rivalin e tij brazilian. “Është e njëjta gjë si me mua dhe Pelenë. Pas dhjetë vjetësh të gjithë do të kujtojnë Messin. Cristiano Ronaldo, ashtu si Pele, do të harrohet edhe nga fëmijët”, përfundon Maradona.

SHPËRNDAJE