Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona ka reaguar sërish ndaj legjendës braziliane, Pele.
Ky i fundit, pak javë më parë, e cilësoi veten si Betoveni i futbollit, por Maradona nuk mund ta pranojë një gjë të tillë, prandaj ka vendosur ta thumbojë sërish brazilianin. “Nëse Pele mendon se është Betoveni i futbollit, atëherë unë jam Ron Vud, Keit Riçards dhe Bono Voks, sepse unë kam më shumë pasion”, u shpreh Maradona, i cili më pas ironizoi edhe me faktin e moshës së brazilianit. “Pele ndoshta ka marrë ilaçet e darkës në mëngjes, prandaj ai duhet të sigurohet që të merr ilaçet e duhura. Do të bënte mirë të ndryshonte doktorin”, ka shtuar Maradona.

SHPËRNDAJE