Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi deklaroi se Maqedonia po pengon hapjen e pikës së re kufitare me Kosovën.“Përkundër fizibilitetit dhe fondeve të siguruara nga Komisioni Evropian, shteti Maqedon po ngadalëson ndërtimin e pikës së përbashkët në mes Kosovës dhe Maqedonisë, e cila është paraparë të ndërtohet në mes të Stanqiqit e Bellanofcit, me arsyetimin se një pjesë e rrugës është e të pa shtruara, andaj ata kanë parapëlqyer që pika të mos jetë funksional gjatë 24 orëve”, ka deklaruar ministri Rexhepi, duke shtuar se kjo kërkesë e tyre është refuzuar nga pala kosovare, transmeton Kosovapress.Ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi gjatë një konference për media ka thënë se gjatë këtyre ditëve është planifikuar ndërtimi i pikës së përbashkët doganore në mes Kosovës dhe Maqedonisë por ka hasur në pengesa për disa arsye.“Këtu ka pas ngecje pak për shkak të palës maqendone. Edhe pse është bërë fizibiliteti, janë ndarë mjetet nga Komisioni Evropian, mirëpo arsyetimi i tyre ka qenë se ata kanë një pjesë të rrugës që i mungon rreth 12 kilometra dhe kanë tentuar që mos të jetë e kategorisë së parë, ndërsa kemi kërkuar që ajo të jetë 24 orëshe dhe për qarkullim të mallrave, ndërsa maqedonët për shkak të kursimeve ose arsyeve tjera kanë insistuar që të jetë e kategorisë B ose C” , ka thënë ministri Rexhepi.Sipas tij, pala kosovare nuk e ka pranuar opsionin maqedonas dhe për momentin po zhvillohen bisedime që të gjendet një zgjidhje lidhur me këtë çështje.

SHPËRNDAJE