(AIK-Presheva Jone)

Vetëm një kandidate shqiptare ka përfituar nga bursa e ndarë nga Ministria e Arsimit dhe Presidenti Gjorgje Ivanov për studime pasdiplomike në Universitetin e Shefildit.

Nga mbi 20 kandidatët që kanë përfituar këtë bursë studimi që mban emrin e presidentit të ndjerë “Boris Trajkovski” vetëm një kandidate është pranuar.

Kjo bursë mundëson studime posdiplomike në njërin nga universitetet prestigjioze britanike Universiteti i Shefildit, me degën e tij në Selanik të Greqisë.

Nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për diskriminimin, por për konkurs të hapur për të gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet për të përfituar një bursë të një universiteti ndërkombëtar për studime në pesë drejtime studimore.

Stipenditë kanë një vlerë prej 15 mijë euro, të cilat sigurohen pjesërisht nga Qeveria e Maqedonisë dhe një pjesë e vogël nga Universiteti Shefild.

Edhe në këtë konkurrim nuk është respektuar përfaqësimi i drejtë i kuadrove shqiptare, të cilat do të mund të përfitonin shkollim avancues nga buxheti i shtetit në njërin nga universitet prestigjioze botërore.

SHPËRNDAJE