Maqedonia dhe Greqia para GJND-së

 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) do të mbajë dëgjime publike javën e ardhshme, me qëllim zgjidhjen e kontestit 20-vjeçar ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, lidhur me emrin e ish-republikës jugosllave.

Maqedonia do t’i adresohet gjykatës të hënën dhe të martën, për t’u pasuar nga Greqia në dy ditët e ardhshme.

Dy vendet janë në mosmarrëveshje që kur shteti maqedonas shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia, në vitin 1991.

Greqia ka bllokuar Maqedoninë për t’iu bashkuar Unionit Evropian dhe NATO-s derisa të ndryshojë emrin, i cili është i njëjtë me atë të një province veriore greke.

Athina thotë se përdorimi i atij emri nënkuton pretendim ndaj territorit grek.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni