Mbi dy mijë mushka janë eksportuar viteve të fundit nga Maqedonia në Shqipëri, ndërsa në këmbim të kësaj kanë ardhur në Maqedoni mbi dy mijë gra shqiptare.

Kështu shkruan e përditshmja maqedonase “Vest” në një shkrim special ku theksohet se shqiptarët japin vajzat e tyre për mushkat nga Maqedonia, të cilat janë të rralla në Shqipëri.

Një mushkë në Shqipëri shitet prej 200 – 400 euro, ndërsa një grua shqiptare nga zonat e thella verilindore shitet për 1.000 euro e më lartë.

Sipas gazetës, ky biznes tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe se janë ndërmjetësuesit që kryejnë shërbimet e shitjes së mushkave dhe blerjen e nuseve shqiptare për maqedonasit, kryesisht të moshuar të zonave të thella malore në Maqedoni.

“Vest” shkruan se shumë fshatra të braktisura në Maqedoni dhe Serbi po ringjallen duke sjellë nuse nga Shqipëria, të cilat njihen si amvise dhe punëtore të mira.

Ina-online raporton se në fund të shkrimit parashtrohet një pyetje logjike se fëmijët që do të lindin nga këto martesa vallë a do të jenë shqiptarë, maqedonas apo një nacionalitet i ri. Ky skandal i tillë i përshkruar nga gazeta maqedonase, duhet të nxisë reagimin e mediave dhe opinionit shqiptar./Indeksonline/

SHPËRNDAJE