Maqedoni: 90 përmbarues, asnjë shqiptar

Nga 90 përmbarues sa ka gjithsej në Maqedoni, asnjë nuk është shqiptar. Të gjithë përmbaruesit janë maqedonas. Kjo sipas ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë, Blerim Bexheti, është për shkak të mos interesimit të qytetarëve shqiptarë që të aplikojnë për të marrë certifikatën e përmbaruesit.

http://www.botasot.info/img/blerim_bexheti_60.jpg“Fatkeqësisht mua si ministër më mbetet edhe një herë që të apeloj, që të gjithë kandidatët e interesuar shqiptarë që të aplikojnë duke pasur parasysh se asnjë përmbarues shqiptarë nuk ka në RM, me informacionet që i kam tani është një konkurs për një vend dhe aty kam informacione se ka konkurruar një shqiptar, uroj që të ketë dokumentacionin e kompletuar dhe nëse i plotëson kushtet me siguri se edhe do të zgjidhet” , tha Bexheti.

Kryetari i Odës së përmbaruesve tha se përmbarimi po kryhet me sukses. Ai tha se 90 përmbaruesit përballen me rreth 400 mijë lëndë.

“Në këtë moment po kalon afati prej gjashtë muaj që skadon më 31 dhjetor për kalimin e të gjitha lëndëve gjyqësore tek përmbaruesit. Bëhet fjalë për rreth 400 mijë lëndë që duhet të kalojnë tek këta 90 përmbarues dhe rreth 400 punëtorët e tyre të cilët i plotësojnë kushtet të zbatojnë lëndët e plotfuqishme”, tha Antonio Koshtarov, nga Oda e përmbaruesve.

Ministri Bexheti i cili sot u ndau certifikata edhe 7 përmbaruesve të rinj, tha se nga zbatimi i deritanishëm i ligjit për përmbarim, sistemi ekzekutiv i dokumenteve përmbaruese i vendosur në ligjin për përmbarim është duke funksionuar dhe duke dhënë rezultate të mira.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni