Pas fyerjeve të vazhdueshme në stadiumet e Maqedonisë ku paraqitën skuadrat apo futbollistët shqiptar, shikuesit maqedonas kanë vazhduar me avazin e vjetër edhe në garat e mundjes, që më parë nuk kishte ndodhur një sjellje kaq e ashpër e tyre. Në turneun “Margaritari i Maqedonisë” që u mbajnë në Radovishtë, halë në sy, për maqedonasit në tribuna ishin bërë mundësit shqiptar që vinin nga Kosova. Maqedonasit kanë thirrur në korë si “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, por i njëjti fat i ka ndodhur edhe shqiptarët që e përfaqësonin Shqipërinë dhe ngjyrat e Maqedonisë. Pas këtij incidenti ka reaguar Federata e Mundjes së Kosovës (FMK), e cila nëpërmjet një komunikate ka dënuar ashpër këtë sjellje vandale të tifozëve maqedonas por edhe referimin që sipas tyre ka qenë skandaloz në këtë turne…

SHPËRNDAJE