Këngëtari francez, Manu Chao, nën përcjelljen e bendit “La Ventura” përforcoi në Prishtinë. Mzika e tij është përzierje të rokut, punkut dhe ritmeve latine. Manu Chao është këngëtar francez me origjinë spanjolle. Ai këndon në gjuhën frënge, spanjolle, angleze, arabe dhe portugeze. Chao filloi karrierën e tij muzikore në Paris, ku ishte anëtar i grupeve muzikore, si: “Hot Pants” dhe “Los Carayos”. Chao së bashku me miqtë dhe vëllanë e tij në vitin 1987 themeloi grupin “Mano Negra”, ku edhe e pati një pikë kulmore të suksesit dhe famës së tij. Ai u bë një artist solo pas shpërbërjes së këtij grupi më 1995 dhe që atëherë rregullisht mban koncerte dhe turne nëpër botë.

SHPËRNDAJE